shpiragu

“Shell” ble aksionet e “Petromanas” që operon në Shpirag

Postuar në 02 Shkurt, 2016 14:37

Kompania “Shell” do të blejë aksionet e kompanisë “Petromanas Energy” që operon në bllokun naftëmbajtës të Shpiragut. Njoftimi zyrtar është bërë dje dhe aty bëhet me dije se “Shell” do të paguajë 45 milionë dollarë. “Kompania Petromanas Energy Inc. ka njoftuar në 1 shkurt se ka hyrë në një marrëveshje shitblerjeje me Shell Upstream Albania B.V. (“Shell”), një degë që është tërësisht në pronësi të Royal Dutch Shell plc, sipas të cilit Shell ka rënë dakord që të marrë asetet shqiptare të Petromanas për 45 milionë dollarë. Transaksioni i propozuar pritet të mbyllet rreth datës 15 mars.

Subscribe to RSS - shpiragu