MSH: Check-up, 64 milionë vs. 189 milionë

Postuar në 25 Janar, 2016 10:26

Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Shëndetsisë njofton se programi i kontrollit bazë falas 40-65 vjeç (i njohur si check-up) pritet t’i kushtojë taksapaguesve 64 milionë dollarë në 10 vjet dhe jo 120 milionë euro, siç është pretenduar nga opozita. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetsisë vlerëson se përfitimet totale nga programi pritet të jenë 189 milionë dollarë. Pra, kursimi neto pritet të jetë 125 milionë dollarë në 10 vjet.

“Bazuar në të dhëna që vijnë nga përvoja botërore, p.sh., nga NHS (National Health Service), shërbimi kombëtar i kujdesit shëndetësor në Angli, të vendosura në kontekstin shqiptar, me kurs këmbimi PPP (Purchasing Power Parity), rezulton se, me Programin e Kontrollit Bazë Pa Pagesë 40-65 vjeç, do të arrihet të kursehen shpenzime shëndetësore rreth 125 mln USD në 10 vjet, si dhe parandalimi i 450 vdekjeve të parakohshme,” thekson deklarata e Ministrisë së Shëndetsisë. 

Kursimi do të vijë, së pari, nga kostoja më e ulët me të cilin e ofron këtë shërbim partneri privat, së dyti, nga parandalimi i sëmundjeve të rënda të kushtueshme, dhe së treti, nga ofrimi i këtij shërbimi pranë mjekut te familjes, pretendon Ministria e Shëndetsisë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ofrim sherbimi ng privati me cmime me te uleta me duket a si paradoks. Mgjt. privati fillon punen duke kerkuar 60 miljon dhe perfundon duke kerkuar 200 miljon pastaj. Por qofsha e gabuar. Ka gjithmone nje here te pare

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.