Ministria e Mbrojtjes përballon e vetme emergjencat e përmbytjeve

Postuar në 15 Janar, 2016 17:59

Ministria e Mbrojtjes po përballon thuajse e vetme riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, duke mbuluar edhe frontin e lënë bosh nga Drejtoria e Emergjencave Civile që sipas banorëve është shfaqur fare pak në zonat e përmbytura. Ministrja Kodheli inaguroi ndërtimin e urës së fshatit Gjorgoz pas shëmbjes së kësaj të fundit nga vërshimi i lumit Gjanica tetorin e kaluar.

Mbi 120 familje përshkonin distanca të mëdha për t’u lidhur me zonat e tjera. Bashkia kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes duke ndërtuar një urë në kohë të shkurtër, duke shpëtuar në këtë mënyrë banorët nga izolimi. Ura lidh njësinë administrative Cakran me fshatrat e njësisë administrative Portëz. Ajo është  27 metra e gjatë, e ndërtuar për tonazhin e rëndë. Por kjo nuk është e vetmja urë e ndërtuar nga Forcat e Armatosura. Së fundmi ushtria rindërtoi urën tip "Baily" në Petrelë 12 metër e gjatë, e aftë të mbajë një peshë  25 ton duke rilidhur 4 fshatra me 1500 banorë.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli garantoi shfrytëzimin e të gjitha burimeve të qeverisë për të përballuar emergjencat në vend.“Forcat e Armatosura janë të parat që i përgjigjen kërkesës së emergjencës civile dhe do të vazhdojë të jetë kështu, sigurisht pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha burimet e tjera civile që ka qeveria. Por, fakti që vetëm në Bashkinë e Tiranës janë ndërtuar 3 ura (Zall-Bastar, Qeha dhe Ferraj), tregon për punën e jashtëzakonshme të bërë natën dhe ditën në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Kodheli.

Ministria e Mbrojtjes ka rehabilituar edhe 3 ura në Zallbastar dhe në Ferraj, ndërsa në Skuraj të Kurbinit bëri të mundur ndërtimin e një ure 15 metër të gjatë, me aftësi mbajtëse 24 ton, duke rlidhur 6 fshatra. Në total në të gjithë vendin janë rreth 130 ura "Baily", pronë e Forcave të Armatosura. Ato janë të çmontueshme lehtësisht dhe kanë jetëgjatësi 40-50 vjet.

Comments

Submitted by benet Iljazi, na-it. (not verified) on

Padyshim qe nje femer e zonja ndodhet kudo ne krye te detyres, sic eshte rasti i znj. Kodheli qe i rri ne koke punes. Respekte kesaj zonje qe di ti rri si duhet punes mbi krye. Suksese...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.