Telenovela në serinë më dramatike, një hap nga ndarja e shumëpërfolur

Postuar në 14 Janar, 2016 12:34

Marrëdhënia mes tyre është kthyer tashmë në një telenovelë. Ka kohë që është folur për ndarje e ripajtime, por episodet e ditëve të fundit duket se janë edhe më dramatiket për çiftin që po mban në ankth gjithë Shqipërinë. Kjo pas zërave se Ilir Meta ka nisur flirtet me PD-në. Kryeministri Rama i veshur me një pallto të gjatë ka pritur mëngjesin për të mbirë në dyert e Ilir Metës, i cili e kishte marrë më shtruar gjumin dhe sipas informacioneve mbërriti me rreth 40 minuta vonesë.
Pas kësaj Edi Rama dhe Ilir Meta kanë mbajtur një takim rreth dy orë në zyrën e këtij të fundit. Takimi vjen në një moment kur e gjithë klasa politike, ekspertët e huaj, diplomatët janë përqëndruar në arritjen e një konsensuesi mes palëve, për draftimin me sukses të reformës në drejtësi.
Edhe mbrëmë pati një takim mes tyre që zgjati 3 orë, por asnjëri nuk bëri deklaratë në përfundim të saj. Meta ka kërkuar nga Rama dje gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI-së që reforma të arrihet me konsensues me opozitën, ndërsa nuk mungojnë zërat për flirt të LSI-së me PD.

Comments

Submitted by Hallemadhi (not verified) on

Ne rastin konkret, kur Edi Rama, ben "roje" 40", tek dera e zyres se Ilir Metes, tregon nje dobesi, nje nenshtrim jashtezakonisht te madh te Edi Rames, kundrejte Ilir Metes.
Ne kete rast, ne Shkoder, do te thoshin : " ESHTE PER T'I THENE MUTIT MARSHALLA"

Submitted by Anonymous (not verified) on

Meta eshte kanceri i politikes Shqiptaree..!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.