Ahmeti, negociator mes Athinës e Shkupit për emrin e Maqedonisë

Postuar në 08 Janar, 2016 18:08

Kryetari i BDI Ali Ahmeti është takuar në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferri, Ahmeti ka diskutuar për një orë e gjysmë me delegacionin grek.
Ali Ahmeti e ka cilësuar si të dobishëm dhe të rëndësishëm takimin, ku bisedimet janë shtrirë edhe më gjerë në marrëdhëniet dypalëshe. Por sigurisht, kryetema ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Me rëndësi për ne është që sa më parë të arrihet kompromis, me qëllim që rajoni i Ballkanit Perëndimor tërësisht të anëtarësohet në NATO dhe në BE, si dhe të vendosen raporte të mira mes të gjitha vendeve fqinje, si një moment i shumëpritur nga të gjithë qytetarët, popullata e këtij rajoni, për të patur një Ballkan sa më paqësor, sa më të zhvilluar dhe sa më shumë të përparuar. Ne kemi investuar dhe do të investojmë në të ardhmen, që sa më shumë të afrohen qëndrimet, të zvogëlohen dallimet mes dy vendeve tona, që sa më shpejt të arrijmë deri tek kompromisi"-deklaroi Ahmeti.
Të njëjtën mbështetje për një zgjidhje mbi bazën e kompromisit dypalësh, Ali Ahmeti e kishte shprehur edhe gjatë një vizite tjetër në Athinë, dy vjet më parë. Kryetari i BDI u pyet nga ABC NEWS nëse ishte optimjist se vullnetin për kompromis që konstatoi tek pala greke, do t’ia përcjellë edhe partnerit të tij qeveritar, Nikola Gruevski.
"Unë jam shumë i hapur dhe i përcjell mendimet dhe opinionet edhe te partneri i koalicionit. Pashë një gatishmëri, një vullnet të mirë nga ministri i jashtëm i Greqisë në drejtim të zgjidhjes, në drejtim të kërkimit të kompsomisit. Dhe këtë vullnet të mirë sigurisht do ta përcjell edhe në Shkup, që të gjitha palët të shprehin vullnetin e fortë për zgjidhjen e këtij problemi. BDI e ka vendosur në prioritet çështjen e zgjidhjes së problemit të emrit. Sepse ky problem lidhet edhe me anëtarësimin e vendit në NATO dhe në BE"-"-theksoi kreu i BDI-sw.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.