Gjenden tri sfera metalike në Vietnam, ende të paidentifikuara se çfarë janë

Postuar në 07 Janar, 2016 19:02

Ministria e Mbrojtjes e Vietnamit po heton origjinën e treo sferave metalike që ranë nga qielli në veri të vendit. Më i madhi nga objektet peshonte 45 kg dhe u gjet në prvincën e Tuyen Quang. Një objekt tjetër peshonte 25 kg dhe siç raporton një media vendase, banorët janë shprehur se kanë dëgjuar një zhurmë të ngjashme me atë që pason rrufenë pak përpara se objektet të gjendeshin. Një hetim i deritanishëm i ka përcaktuar objektet si kompresorë ajri të ndonjë avioni apo rakete. Vietnamezët mendojnë se ato janë të prodhimit rus dhe nuk paraqesin rrezikshmëri. Një ekspert për hapësirën, Prof. Nguyen Khoa Son ka deklaruar se objektet mund t’ i përkasin një sateliti të vjetër që nuk ja ka dalë të digjet në hapësirë, por nisur nga fakti se ato nuk janë të dëmtuara, nuk përjashtohet mundësia që të kemi të bëjmë edhe me pjesë të një sateliti, lëshimi i të cilit ka dështuar. 

http://www.bbc.com/news/blogs-news-from-elsewhere-35242079?OCID=fbasia&o...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.