Dy episode të pakëndshme

Postuar në 05 Janar, 2016 21:17

Pas publikimit të një meszhi kërcënues nga Besnik Sulaj në telefonin e ish-kryeministrit Sali Berisha, biznesmeni i njohur si Besoja i Takvanit ka reaguar duke e quajtur gjithçka një episod të pakëndshëm, dhe veten një veten një biznesmen të përndjekur. Sulaj, që ka marrë në administrim ish-lokalin në Parkun "Rinia" dhënë gjatë periudhës kur bashkia drejtohej nga Edi Rama nuk e ka mohuar mesazhin kërcënues ndaj Sali Berishës, duke shprehur edhe në vlerësim për raportin që ai si biznesmen ka me politikën "Mendoj qe ky eshte nje episod i pakendshem per te gjithe. Shpresoj qe asnje biznesmen dhe asnje qytetar te mos perndiqet politikisht si une per me shume se 15 vjet periudhe gjate se ciles jo vetem me kane detyruar te paguaj gjoba por mjerisht jam bere pjese e leksikut poitik te ketyre viteve, une punoj drejt! Gjithkush mund ta kontrolloje punen time. Une nuk dua qe femijet e mij ashtu sic deshiroj per femijet e kujtdo tjeter te rriten ne nje vend ku barra e proves bie mbi te akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e ben ate antar partie"-shkruan Sulaj në reagimin e tij. Të kujtojmë që vetë Sulaj është një nga biznesmenët e njohur për afrimitetin me Edi Ramën qëkurse ky i fundit drejtonte bashkinë e Tiranës. Ish-kryebashkiaku ishte akuzuar për favorizim të biznesmenit në blerjen e lokalit "Taiwan" te parku Rinia.
Edi Rama ia shiti truallin e shtesës pa leje të “Taiwan”-it, Besnik Sulajt në vitin 2005, disa herë më lirë, se sa, miku i tij biznesmen, kishte blerë (sipas çmimit të tregut”, lokalin dhe truallin ekzistues, të njohur si ish-Lulishte “Rinia”. Ndërsa në vitin 2005 Besnik Sulaj, sipas aktit noterial të shit-blerjes të datës 6 prill 2001, kishte blerë ish-Lulishten “Rinia (sot “Taiëan”), sipërfaqja e së cilës ishte 1815 m2 për 600 000 dollarë, rreth 331 dollarë/m2, pesë vjet më vonë, ai ishte me më shumë fat, kur Edi Rama ia shitit 1310 m2, të shtesës pa leje, për vetëm 15 720 000 lekë, çmim që nuk shkonte më shumë se 12 000 lekë/m2.
http://gazeta55.al/ekskluziveedi-rama-ia-shiti-truallin-e-%C2%93taiwan%C...

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Bir Selman i nenes, ke te qaje me pare,
Njerin e kam bir, e tjetrin e kam djale,
. . . . . .. .. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . . . . .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.