Eri Veli, një kryetar bashkie “me t’dhi fare”

Postuar në 26 Dhjetor, 2015 20:57

Ka një festë, një aktivitet? Ka një padrejtësi, apo një punë për t’u bërë? Erjoni është aty. Jo se nuk ka të tjerë, por siç e përshkruajnë edhe ata që janë afër me të prej kohës, kryetari i Bashkisë, vuan nga patologjia e kërcimit pupthi përballë nevojave të më të dobtëve. Përvesh mëngët, ngrihet, njofton kamerat, këtë aleat strategjik të çdo novatori si ai, dhe puna nis të bëhet. Meqë këto shfaqje janë bërë të zakonshme, edhe aktivitetet e kryetarit bashkë me qyfyret që e shoqërojnë, nuk ka më njeri nge t’i lexojë si lajme. Ato thjesht përcillen nga një telefon në tjetrin me sugjerimin: “Me t’dhi fare”.

Pasi iku gallata e gjobës ndaj PD-së, për të cilën zotëria, megjithëse tallet shpesh se ngjan me Lei Fenin, duhet të shkojë për ndjekje penale, i erdhi radha formulave prej sekretari organizate për Krishtlindje. Si thamë: “Me t’dhi fare Eri Veli”: “Është një moment  për të reflektuar, një reflektim mbi historinë e Krishtlindjes që është historia e një lindjeje modeste e një personi të panjohur që ndryshoi botën. Unë besoj se Tirana ka plot heronj të panjohur nëse secili prej nesh vendos që frymën e Krishtlindjeve ta përkthejë në një frymë solidariteti”.  

Sa pa fat! Nuk kam lindur në Tiranë, pra nuk kam shanse të jem hero. Megjithëse e di fare mirë se Lei Feni, po të ishte ministër, fjalën Tiranë do ta bënte Shqipëri. Kështu do na fuste të gjithë në thesin e heronjve që i duhen sa herë del e tellallos mediat. Por te kjo që thotë Eri Veli ka një frymë cekëzimi në histori, që i humbet propagandës edhe qëllimin ditor. Erjoni e njeh historinë ndoshta si kronikën e Tiranës, e cila sipas tij, nis me histori vetëm pasi Edi Rama vjen kryetar bashkie.

Krishti nuk pati një lindje modeste, edhe pse ishte familje karpentieri. Se siç thuhet në Discovery Channel, gojëdhëna, d.mth Bibla, na thotë që lindja e tij u shoqërua me shkëlqimin e yllit dhe tre të mencurit e Lindjes që erdhën e i bënë dhurata. Pa folur për masakrën e Herodit dhe gjenalogjinë e Krishtit. Nuk ka asgjë rastësore dhe të vullnetshme në lindjen e Krishtit dhe krahasimi i Erit thjesht bën muuuuuu, që nuk qëndron.

Si metaforë mund të thotë dikush, ajo qëndron. Kemi Papën që na thotë se bota po i dorëzohet materializmit, se ajo po u ikën vlerave dhe moralit, solidaritetit dhe mirënjohjes. Kë të besojmë? Eri Velin apo Papën? Por meqë kryetari e ka qejf këtë punën e Krishtit, edhe kur ja mban një herë në vit, natën andej nga Peza, po themi se përultësia e Krishtit nuk buron tek lindja e tij, por tek jeta dhe veprat. Krishti punoi karpentier dhe udhëtoi me gomar, e unifikoi veten simbolikisht me qengjin në pafajësi të plotë, jetonte mes të varfërve dhe e shkallmoi tempullin e Jerusalemit pse ishte kthyer në mejhane tregëtarësh.

Ku janë këta heronj në Tiranë për të cilët na flet kryetari? Dhe ku e gjen veten në projektin politik të partisë së Erit, ky model? Vetë kryetari udhëtoi dy herë më autobuzin e linjës, e fotografuan, e filmuan, bëri show e radhës dhe pastaj... një ditë na doli se kishte blerë një Peugeot. I takon, se për të paguajmë taksa.

Krishtit në sprovën 40 ditëshe iu orfrua gjithë bota dhe e refuzoi. Le të na thotë kryetari: sikur atij t’i ofronin një vilë, do ta refuzonte? Dhe sikur t’i ketë lekët për ta bërë, do ta bënte një vilë, jo vetëm për vete, por edhe për të afërmit?

Ne besojmë se po. Fakti që nuk e ka bërë akoma, për aq sa dimë, se ndoshta na ka mbetur ora në Surrel, do të thotë që ende nuk i ka bërë lekët. Mundet t’i bëjë, sepse aq sa punon ai gjynah që të mos ketë sukses. Ja, Dash Peza  thonë e bleu një vilë 6 milionë euro në Bllok. Dhe nuk ka qenë për asnjë çast kryetar bashkie.  Dashi thonë që i ka mbledhur lekët, pasi është shumë kursimtar: edhe kafe kur pi me gazetarët, nuk paguan asnjëherë.

Nuk ka asgjë të keqe. Më të mirët e meritojnë një shpërblim. Sikurse ne e dimë që do ketë të pasur e të varfër. Vetëm se nëse deri dje qeshnim me ndonjë që na mësonte nga radioja “Si të bëhesh milioner”, sinqerisht mendoj se ja kemi futur kot. Fundja si të pasurohesh, është këshillë ku e ku më qëllimmirë dhe e ndershme, sesa ky morali prej sekretari që t’i sjell zorrët në grykë. Se ky katekizëm komsomolasi që përvesh mëngët dhe sheh në horizont si ai prestigjatori që kërkon me çdo kusht të të largojë sytë nga xhepat ku edhe fshihet marifeti. Eri bëj një nder vetes dhe të gjithëve: Mos llomotit kaq shumë!

Fiqiriu

Comments

Submitted by Enderus (not verified) on

Ky artikull është dëshmia më e mirë që mirësia të merret për dobësi në Shqipëri. Vetëm një njeri me një botë të vogël dhe kulturë të cekët mund të sulmojë anën humane të dikujt tjetër në mënyrë banale siç bën ky artikull. Shumë kemi degraduar si shoqëri.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Puna e vertete qe ka bere Eriveli qe kur ka ardh ne Bashki eshte te jape leje per klientet e Rames, si nje sekser i bindur i tij. Kjo e ben komplet butaforike shfaqjen e tij te pafundme para medias si nje i dhembshur i madh.

Submitted by Klodi (not verified) on

Po kush je to more qe mendon se je i sakte dhe ne do te mbeshtesim katagjoza si puna jote ik meso shqip njeher pastaj na thuaj çfarë zanati kishte Jezu Krishti (karpentjer zotrrote eshte ne anglisht)

Submitted by iii (not verified) on

Ua ua ua paska nxjerr er veli konet per ta mbrojtur. Si eshte e mundur qe eshte njeriu me me shume kone leprisa e kone mbrojtes ne shqiperi ky?? Ne cdo artikull kidoqoft do ket konet e erit posht tek komentet. Mbase i mban me lek more se i duhen per ti mbrojtur show-n qe bene se gje tjeter sdi te beje

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.