Mbyllen hetimet për Kastriot Ismailajn, me dy kompani fiktive dhe miliona dollarë transaksione

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 11:16

Kastriot Ismailaj do të përballet në Gjykatë me dy akuza të ngritura zyrtarisht nga Prokuroria. “ Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe  “ pastrimit tё produkteve tё veprёs penale. Akuza e parë lidhet me kompaninë DIA dhe përfitimin e rreth 5 milionë dollarëve nga marrëveshja e bërë në vitin 2010 për mbledhjen e borxheve të prapambetura me kompaninë CEZ Shpërndarje.

Prokuroria ka arritur në konkluzionin se qёllimi i  Kastriot Ismailaj nuk ka qёnё mbledhja e borxhit tё shoqёrisë dhe as kryerja e ndonjё pune reale, por vjedhja e parave tё shoqёrisё “CEZ Shpёrndarja”. Sipas saj pёr realizimin e qёllimit tё tij kriminal, i pandehuri Kastriot Ismailaj ka pasur si bashkёpunёtor personin nën hetim  Josef Hejsek, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues  tё kёsaj shoqёrie.

Duke pёrdorur tё dhёna tё rreme dhe dokumenta fiktive nё bashkёpunim me  Josef Hejsek,  Ismailaj ka  pёrfituar nё mёnyrё tё kundraligjshme mbi 5 miliardë lekë, duke i shkaktuar pasoja tё rёnda shoqёrisё “CEZ Shpёrndarje” dhe shtetin shqiptar, që ka zotёruar 26% tё  aksioneve tё kёsaj shoqёrie. Sipas Prokurorrië paratё e pёrfituara nёpёrmjet mashtrimit (vjedhjes), i pandehuri Kastriot Ismailaj nuk i ka pёrdorur me  qёllim realizmin e  kontratёs,  por i ka rinvestuar, i ka transferuar  jashtё vendit apo i ka pёrdorur  pёr qёllime personale.

Akuza e dytë ka të bëjë me krijimin e një shoqërie fiktive këshillimi nga Ismailaj në vitin 2005. Nga hetimet e Prokurorisë Tiranë ka rezultuar se nё llogaritё e kёsaj shoqёrie janё kryer transakione financiare qё shkojnё nё disa milionë euro.  Paratё e pёrfituara, janё transferuar nё shoqёri dhe individë tё ndryshëm me vendodhje në Zvicër, në Francë, në Angli, në Kongo, në SHBA, si edhe në Afrikёn e Jugut. Shuma e gjetur dhe e sekuestruar nё llogaritё e kёsaj shoqёrie pranë dy bankave të ndryshme të nivelit të dytë në Shqipëri  është 4.2 milionë dollarë,  455.000 euro si dhe 12.5 milionë lekë, 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.