Donald Lu, 93 deputetë, 1.2 milionë zgjedhës

Postuar në 15 Dhjetor, 2015 12:48

Dje në Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, bëri deklaratën më të drejtpërdrejtë rreth mbëështetjes së SHBA-së dhe BE-së për projekt-reformën në drejtësi. Ai tha për të: “Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave.  Ne dimë gjithashtu se pas 19 tryezave të rrumbullakëta dhe informacionit këtë muaj prej Komisionit të Venecias, kjo projekt-reforme do të ndryshohet për t’u siguruar që  të pasqyrojë idetë më të mira të shoqërisë dhe të standardeve ndërkombëtare.”

Tani mbetet të shihet nëse kjo projekt-reformë, e hartur dhe e mbështetur nga SHBA-ja e BE-ja dhe e çertifikuar nga Komisioni i Venecias, do të përkthehet në ndryshime të kushtetutës shqiptare.

Për të ndryshuar kushtetuta, duhet që të paktën 93 deputetë të votojnë për ndryshimet, ose ndryshimet të miratohen nga një referndum popullor.

Që të bëhen të paktën 93 vota në kuvend pro ndryshimeve kushtetuese, duhet që dy partitë kryesore të bien dakord me to. Sepse asnjë kombinim i votave të njërës prej partive të mëdha me të të voglave nuk e plotëson numrin 93.

Dhe ç’ndodh në qoftë se nuk plotësohet numri magjik i 93 votave në kuvend?

Të paktën 28 deputetë mund të kërkojnë referendum popullor për ndryshimet në kushtetutë.

Dhe ç’ndodh në qoftë se nuk bëhen bashkë 28 deputetë për të kërkuar referendumin?

Të paktën 50 mijë qytetarë mund të bëjnë peticion për referendumin, i cili do të quhej i vlefshëm në qoftë se 1/3 e zgjedhësve në lista merr pjesë në të. Gjë që do të thotë se rreth 1.2 milionë zgjedhës duhet të marrin pjesë në referendum që ai të jetë vlefshëm. (Në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan 1.75 milionë zgjedhës).

Në qoftë se 1.2 milion zgjedhës marrin pjesë në referendum, ndryshimet kushtetuese mund të miratohen me votat e gjysmës së tyre (600 mijë).

E. Zaloshnja 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Te ishte parashikur ne keto ndryshime kushtetuese, edhe numuri i sakte i deputeteve te parlamentit, qe per mendimin tim, ne raport me popullsine, dhe moshen per pjesemarrje ne zgjedhje, mos te ishin me shume se 80 deputete gjithesej, per te gjithe teritorin e Shqiperise.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Alternativa e trete nuk vlen. Nuk ndryshohet Kushtetuta me referendum shfuqizues. Keshtu eshte kur ekonomisti ben juristin,

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Or Edo ! nuk hoqe dore nga krijimi I Peshtjellimeve:
Duhen 94 deputete e jo 93;
Qytetaret nuk mund te bejne Referendum per ndryshime te Kushtetutes;
28 deputete nevoiten per Referendum te ndryshimeve te Kushtetutes nga Kuvendi me 94 vota (2/3 e 140)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.