Protestë më 8 dhjetor

Postuar në 24 Nëntor, 2015 14:13

Partia Demokratike do të provojë edhe njëherë protestën për të parë me gjasë reagimin e njerëzve ndaj situatës së rëndë të krijuar në vend. Kryetari i saj, Lulzim Basha, ka deklaruar nga një takim në Vaun e Dejës, se PD-ja apelon për protestë më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, siç njihet zyrtarisht. “Më 8 dhjetor ftoj të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt që të mblidhen në Tiranë. Më 8 dhjetor në Tiranë, të protestojmë e të marrim në dorë fatet e vendit”, ka deklaruar Basha. Protesta i bën jehonë kritikave brenda partisë për një opozitë të dobët, por edhe përkon me diskutimet për buxhetin dhe zbardhjen e shifrave të mosrealizimeve të të ardhurave. PD-ja ka propozuar ulje taksash, ndërkohë që edhe punët në koalicionin qeverisës nuk janë aq mirë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.