Akuza/Rëra e ndotur me hidrokarbure në Durrës u transferua në kanalin e ujërave

Postuar në 18 Nëntor, 2015 19:37

Kanë kaluar disa ditë që nga ndotja me hidrokarbure e brengdetit në qytetin e Durrrësit e më gjerë. Autoritetet kanë deklaruar se janë marrë masa për pastrimin, i cili për aq sa raportohet konsiston në heqjen e rërës së ndotur. Mirëpo sot, “News24” raporton se nga një këqyrje në terren rezulton se tonaltatat me rërë të ndotur mund të jenë hedhur në kanalin e ujërave që përshkon zonën e Kënetës deri në Porto Romano. “Përgjatë gjithë kanalit me sy të lirë shikohen gjyrmë të qarta hidrokarbyresh që qarkullojnë në ujërat e ndotur. Anës kanalit mbetjet janë ranore”, raporton News24. Ky problem evidentohet në  2 km gjatësi dhe autoritetet nuk dinë të japin një përgjigje. Mos vallë një ndotje është eliminuar me një ndotje tjetër? Një fakt të tillë e denoncon sot edhe PD-ja që përmes një deklarate për shttp akuzon për të njëjtën gjë. "Ndotja e rrezikshme në bregdetin e Durrësit e para 10 ditëve u hoq me makina ushtrie, por u hodh në kanalin e madh të Durrësit që ndot edhe ujrat e brendshme të qytetit dhe përfundon prapë në det. Ushtria e një vendi të NATO-s përfshihet në trafik të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme dhe depozitim të paligjshëm të tyre. Qeveria e fasadës i ngul thikën pas shpine shëndetit, mjedisit dhe turizmit të Durrësit”, lexohet në deklaratën e PD-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.