Akt terrorist rrëzimi i avionit rus në gadishullin e Sinait. Putin zotohet për kapjen e autorëve

Postuar në 17 Nëntor, 2015 10:58

Autoritetet ruse thonë se rrëzimi i avionit me 224 persona në bord, mbi gadishullin e Sinait është një “akt terrori”.  Shefi i FSB-së ruse, Aleksander Bortnikov i raportoi Presidentit rus, se në bordin e avionit ishte vendosur një bombë, fuqia e të cilës ishte e barazvlefshme me 1 kg Tritol (TNT).

Presidenti rus, Vladimir Putin u zotua për gjetjen dhe ndëshkimin e të gjithë autorëve të sulmit mbi gadishullin e Sinait, i cili u mor përsipër nga një degë e Shtetit Islamik. “Do ti kërkojmë, do ti gjejmë në cdo cep të planetit dhe do ti godasim”- tha Putin. Fill pas kësaj, Shefi i Kremlinit urdhëroi intensifikimin e sulmeve në Siri, që kriminelët të kuptojnë se shpagimi është i pashmangshëm- tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.