Zbardhet plagosja me armë e kambistit ne Fier, në pranga Kreshnik Berisha dhe një bashkëpunëtor

Postuar në 19 Tetor, 2015 09:26

Policia ka zbardhur grabitjen me armë të kambistit Artur Çepele të premten në Fier. Njëri nga autorët dhe një bashkëpunëtor i tij u vunë në pranga në operacionin e koduar “Porosia”.

Të ndaluarit janë: Kreshnik Berisha, 34 vjeç dhe Dritero Lajthia, 43 vjeç, të dy  banues në Tiranë. Lajthia i akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim si dhe "Mbajtjes pa leje te armëve luftarake”, ndërsa Lajthia per  veprën penale të ”Sigurimit të mjeteve për vjedhje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, jë automjet i tipit Mercedes Benc, me targe AA 949 KR, tre telefona celulare të markave te Apple dhe Samsung, 750 euro dhe 5200 lekë të reja.

Policia dyshon se grabitjen me armë të kambistit janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Artur Çepele u grabit nga autorët sapo zbriti nga një furgon në rrugën Fier - Mbrostar. Ata e kishin pritur që të kthehej nga Tirana për të këmbyer një sasi eurosh në lekë. Sapo i është drejtuar makinës së tij, që e kishte lënë në këtë parking, personat e maskuar i drejtuan armën dhe i morën cantën ku mbante paratë. Njëri nga agresorët e qëlloi me pistoletë kur po hipte në makinë dhe e plagosi në këmbë. Ndërsa tjetri e goditi me levë pas koke. Pasi i morën çantën me 8 milionë lekë autorët, u larguan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.