Standardi shqiptar: Paguani gjobat. Për ankesat flasim

Postuar në 14 Tetor, 2015 11:50

Flitet për gjoba dhe për disiplinim të biznesit. Mirëpo nga fjalët në realitet ka shumë diferencë. Ja një shembull se çfarë ndodh në praktikë me biznesin dhe autoritetet. “1. Kam deklaruar me një ditë vonesë xhiron e vitit 2014;

2. Më ka dalë gjobë 10 000 lekë sipas ligjit.

3. Kam bërë apelim të Drejtoria e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe përgjigja ka qenë: nuk mund të bësh apelim pa patur një vlerësim tatimor.

4. I jam drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë për të pasur një vlerësim, por më ka ardhur një urdhër ekzekutiv për pagimin e gjobës.

5. I jam drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe më ka ardhur një përgjigje mjaft e mirë, por që nuk gjeti zbatim nga Drejtoria Rajonale Tiranë, e cila përkundrazi më dërgoi përsëri urdhër ekzekutimin e gjobës, duke më mohuar të drejtën për apelim.

6. I jam drejtuar përsëri Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për të njëjtin problem, kam marrë të njëjtën përgjigje (ku nuk më mohohet e drejta), por nuk zbatohet nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë” shpjegon subjekti në proces apelimi”, raporton revista “Monitor”.

Vetë administrata nuk e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë teksa me lehtësinë më të madhe faturon te biznesi çdo kosto e gjobë, apelimi i së cilës në këtë rast ka kushtuar edhe 70% të vlerës. Nga një pikëpamje, kjo sjellje e administratës i ngjan informalitetit që po synohet të luftohet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.