“Hileja” e biznesit, priten dy herë më shumë kupona, por me gjysmën e vlerës

Postuar në 12 Tetor, 2015 09:45

Në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë, ndërkohë që vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. “Monitor” shkruan se presionit të lartë të administratës tatimore për të përdorur kuponin tatimor, në mënyrë që të deklaronin xhiron reale, bizneset, sidomos ato të vogla, duket se ia kanë gjetur ilaçin. “Do të pres më shpesh kupona tatimorë, mjafton të mos e kaloj 6 mijë lekë në ditë”, pohon e sigurt një parukiere, që është këshilluar kështu nga ekonomistja e saj, në mënyrë që ajo të mos e kalojë kufirin e xhiros vjetore prej 2 milionë lekësh. Sipas “Monitor” këtë tendencë të bizneseve për të prerë më shpesh kupona, me vlerë të ulët, e konfirmojnë dhe të dhënat paraprake të tatimeve për shtatorin. Sipas të dhënave ende operative, në shtator janë lëshuar mbi 39.300 kuponë, ose 2.2 herë më shumë se shtatori i një viti më parë. Po nga të njëjtat të dhëna, rezulton se vlera mesatare e një kuponi tatimor ka zbritur nga 3400 lekë në shtatorin e dy viteve më parë, në më pak se 1500 lekë aktualisht. Në shtatorin e 2014-s, vlera mesatare e kuponit tatimor ishte 2200 lekë. Ndërkohë, sipas të dhënave operative, vlera e xhiros për shtatorin ishte gati 51.6 miliardë lekë, nga 31.6 miliardë lekë në shtatorin e 2014-s, me një rritje prej 34%. Kjo rritje e lartë e xhiros nuk i ka ndihmuar shumë tatimet, që kanë sjellë në buxhet rreth 1.5 miliardë lekë të ardhura më shumë, shkruan “Monitor” në analizën e tij.

Comments

Submitted by analisti i hileve (not verified) on

Une nuk jam ekonomist, por nuk eshte e nevojshme te jesh per te kuptuar se ajo cfare nxirret si konkluzion ne artilull nuk qendron.
Se pari, "zbulohet hileja" se perse ka rene vlera mesatare nga Shtatori 2014 ne Shtator 2015 dhe kjo qenka nje tenative per tju shmangur presionit te aksionit te qeverise ( ose ndryshe zbulohet nje qrup pucist ne ekonomi) por nuk " zbulohet" ose te pakten nuk na e thone neve se perse kemi nje ulje te kesaj vlere mesatare te kuponit nga Shtatori 2013 ne Shtator 2014.
Se dyti, rritja apo zbrrritja e xhiros se bisnesit te vogel (se per ate flet artikulli) apo ne shume akoma vlera mesatare e kuponit tatimor nuk ndikon absolutisht ne prurjet ne buxhetin e shtetit nga tatimet. Kjo per arresyen e thjeshte se bisneset e vogla, paguajne taksa fikse te paracaktuara nga drejtoria tatimore dhe per me teper keta jane parapagim, pra jane mbledhur tashme.
Se treti, ka nje mosperpthje (mer mendimin tim , te qellimshme) te te dhenave qe analizon artikulli me paraqitjen grafike.
Nga artikulli kemi se ulja 2013-2014 eshte 3400-2200=1200 leke; ulja 2014-2015 eshte 2200-1500=700 leke.
Nga grafiku kemi nje situate tjeter : 2013-2914 eshte 3130-2280=870 leke dhe 2014-2015 kemi 2280-1270=1010 leke
Nuk ka rendesi vlera absolute e uljes por tendenca qe pasqyrojne keto te dhena. ne rastin e artikullit te krijohet pershtypja se tendenca e uljes se vleres mesatre te kuponit po vjen duke u zvogeluar ne rastin e grafikut del e kunderta.
Them se eshte e qellimshme per faktin se kur bejme nje paraqitje grafike kemi parasysh qe ta bejme me te kapshme per publikun ate qe kemi shpjeguar me fjale e jo te paraqesim tendenca te kunderta. Ne se dikush mendon se jane thjesht lapsuse nga rumbullakosja e shifrave, i them se edhe nje nxenes i 9-vjecares e di qe ku rumbullakoset 3150 nuk mund te dale 3400 apo 1270 nuk mund te dale 1200.
jam kurioz te di kush eshte artikullshkruesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.