Rikthehet ideja e parkimit me pagesë. Si fillim pajisen me kartë rezidentët për parkim të sigururuar në një orar të caktuar

Postuar në 10 Tetor, 2015 15:47

 

Rikthehet ideja e parkimit me pagesë. Si fillim pajisen me kartë rezidentët për parkim të sigururuar në një orar të caktuar

Bashkia e Tiranës ka hedhur idenë e parkimit me kartë në orare të caktuara. Kjo shpjegohet në një intervistë për “Top-Channel” nga kreu i Policisë së Qarkullimit, Ervin Dervishi, sipas të cilit kjo masë synon rregullimin e parkimit për banorët e pallateve në Tiranë. Kuptohet kundrejt pagesës. “Përveç parkimit publik sugjerojmë parkimin me kartë, që do të thotë për zonën ky qytetari është rezident, përballë një orari të caktuar nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në tetë të mëngjesit, qytetari pajiset me kartë përballë një pagese minimale për të parkuar në lagje. Në këtë lagje gjatë natës nuk ka të drejtë të parkojë askush ndaj është edhe pajisja me kartë. Ne presim që kjo ide të bëhet realitet”, thotë Dervishi. Kush është kompania që do të realizojë kartat dhe instalimin e tyre? Një pyetje për të cilën ende nuk ka ndonjë të dhënë publike, por që me siguri do të zbulohet shpejt. Pak javë para zgjedhjeve lokale, Bashkia hodhi poshtë koncesionin e parkimeve, që parashikonte parkim me pagesë në Tiranë. Por ky hap i tanishëm, synon rregullimin e parkimit për banorët e zonave të kryeqytetit, ka edhe një problem ligjor: mbi cilën bazë ligjore do të rregullohet ky privilegjim, përderisa rrugët mes pallateve quhen gjithësesi hapësira publike?

Pse nuk ndërhyhet te semaforët?

Ka një moment  të pazakontë në faktin që për këtë çështje reagon policia rrugore e kryeqytetit dhe jo bashkia. Pasi ky është projekt i bashkisë. Sa për trafikun dhe policinë rrugore, ka një problem konkret për të cilin nuk po ndërhyhet. Semaforët edhe në bulevard janë të pakoordinuar dhe Tirana është ndoshta i vetmi qytet ku pranë semaforëve shikon përherë një polic që rregullon trafikun.

Polica Rrugore drejt Bashkisë?  

Prej disa kohësh flitet se për çështjet e trafikut në qytet, do të përgjigjet bashkia. Pra policimin rrugor në kryeqytet do ta marrë Bashkia. Duke qenë se për parkimet nuk është policia ajo që duhet të flasë e para, ndoshta te prononcimi i Dervishit, do lexuar pikërisht ky ndryshim i pritshëm, që do të duhet të shoqërohet edhe me krijimin e stafit përkatës. Në çdo rast, parkimi me kartë është vetëm një hap nga ideja e parkimit me pagesë që u hodh para disa muajsh, por që në ndryshim nga shumë vende, ku paratë i shkojnë bashkisë, këtu do t’i shkonin një kompanie private. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=310442#tab

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.