Tronditet sërish Kisha Katolike. Rrëfimi i priftit: Jam homoseksual dhe i lumtur (Foto)

Postuar në 03 Tetor, 2015 19:33

Skandalet seksuale që përndjekin kishën katolike duket se nuk kanë fund. Deklarata e klerikut polak dhe teologut Krzysztof Charamsa se ai është një homoseksual dhe prift i lumtur kanë  trazuar sërish ujërat në Selinë e Shenjtë.

Charamsa është  anëtar i Komisionit për Doktrinën e Fesë, sekretari i dytë i Komisionit Ndërkombëtar Teologjik të Kishës Katolike Romake dhe profesor në Universitetin  katolik Gregoriana. Të vërtetën e tij ai vendosi ta zbulojë në një intervistë për gazetën “Corriere Della Sera”.

"Unë e di se unë do të paguaj pasojat e aktit tim , por Kisha duhet të ndalë verbërinë e saj dhe të kuptojë se abstenimi i plotë nga jeta e dashurisë për besimtarët homoseksualë është çnjerëzoer," tha kleriku polak.

Në lidhje me shkaqet që çuan në zbulimin e së vërtetës Charamsa shpjegon: "Arrin pikën në të cilën diçka thyehet brenda teje dhe nuk duron dot më. Në qoftë se do isha vetëm do të humbisja në makthin e mohimit të homoseksualitetit tim, por Perëndia kurrë nuk më la vetëm. Dhe më çoi mua të bëj tani këtë zgjedhje shumë të fortë ekzistenciale. Është kusht i domosdoshëm për të jetuar me qëndrueshmëri, sepse ne tashmë jemi vonë dhe ne nuk mund të presim edhe 50 vjet të tjera. "

Krzysztof Charamsa deklaroi se vendosi të bëjë këtë hap "për veten e tij, për pakicat e Kishës dhe ato seksuale: "Kisha nuk e njeh homoseksualitetin, sepse ne nuk I njohim homoseksualët. Ata janë në çdo cep, por nuk i pamë kurrë në sy, sepse ata refuzojnë të thonë se kush janë”

Duke komentuar deklaratat e klerikut polak, përfaqësuesi i Vatikanit At Federiko Lombardi tha se ai nuk do të mund të vazhdojë të kryejë më detyrat e tij në Komisionin për Doktrinën e Besimit dhe Universitetin e Vatikanit."

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Problemi ketu nuk eshte aq homoseksualiteti sa fakti qe ky prift katolik ka hyre ne marredhenie seksuale. Edhe sikur me nje grua t'i kishte kryer keto marredhenie perseri ai nuk do te mund te kryente ato detyra qe ka pasur ne kuadrin e Kishes Katolike Romane. Kur prifterinjet katolike Romane shugurohen ata betohen se nuk do te kryejne marredhenie seksuale, pra ne kete rast ky thjesht ka thyer betimin e tij. Ceshtja e homoseksualitetit eshte dytesore ne kete rast. Homoseksualiteti diskutohet lidhur me pranimin e tij per besimtaret katolike, sepse sa u takon prifterinjve, sic e thame, ata betohen te mos kene asnje lloj marredhenie seksuale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.