Mbi spastrimin etnik të muslimanëve të Perandorisë Osmane

Postuar në 04 Tetor, 2015 14:57
Dennis P. Hupchick

Historia është një çështje narrative perceptimi, korniza themelore e të cilës është historia e civilizimit njerëzor. Historianët janë produkt i civilizimeve përkatëse, e kësodore ngjarjet që ata rrëfejnë janë po aq pasqyrim i realiteteve të civilizimit të tyre sa edhe atyre njerëzve historinë e të cilëve ata tregojnë. Kjo ngre çështjen e objektivitetit historik. Kur kanë të bëjnë me civilizime të vdekura – si p.sh. ai Egjiptian ose Minoan – intepretimet e ndryshme të dhëna nga historianët zakonisht nuk shkaktojnë asgjë më shumë se sa thjesht diskutime akademike. Historianët që trajtojnë civilizimin e tyre janë të kufizuar në interpretimin e tyre nga perceptimet e brendshme të realiteteve etnike, sociale, ekonomike, politike dhe kombëtare, të cilat i imponojnë historianëve standarte të një objektiviteti të pranuar. Kur historianët merren më civilizime të tjera bashkëkohore, kufizime të tilla shpesh kthehen në përgjegjësi, veçanërisht kur këto civilizime të tjera karakerizohen nga një kontakt i gjatë dhe shpesh konkurues me civilizimin e tyre. Në këtë rast, perceptimi vetjak i historianit në lidhje me realitetin, me shumë gjasa i intensifikuar nga amiqësia kulturore tradicionale (ndaj civilizimit tjetër), mund të sjellë si rezultat keqparaqitje të paqëllimshme të ngjarjeve.

Një shembull i tillë ka qenë perceptimi historik tradicional evropian në lidhje me civilizimin islam. Me shumë gjasa asnjë shoqëri myslimane tjetër nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendjen e evropianëve se sa Perandoria Osmane. Gjatë periudhës së saj më të lavdishme, prej shekullit të katërmbëdhjetë deri në shekullin e shtatëmbëdhjetë, perandoria osmane frymëzonte frikë dhe admirim me padëshirë. Në periudhën e saj të rënies, nga shekulli i shtatëmbëdhjetë deri në fillim të shekullit të njëzet, perandoria osmane ishte objekt përbuzjeje dhe urrejtjeje. Shumica e historianëve perëndimorë të shekullit të njëzet e kanë portretizuar epokën e artë të perandorisë osmane në terma të nënshtrimit progresiv të të krishterëve të Ballkanit, Anadollit dhe Kaukazit dhe e kanë karakterizuar periudhën e rënies si një marshim triumfues i vlerave evropiane dhe nacionalizmit midis popullatës së krishterë që gjendej nën perandorinë osmane. E shoqëruar kjo me një përpjekje gjithnjë e më të pafrytshme, shpesh edhe mizore, nga ana e autoriteteve islame të perandorisë osmane për të frenuar valën.

Përgjatë tre dekadave të fundit, brenda historiografisë evropiane ka marrë hov një shkollë revizioniste për sa i përket portretizimit të historisë osmane. Kjo shkollë thekson se shumica e studimeve moderne (rreth perandorisë osmane) janë prodhuar nga ish amiqtë evropianë të saj dhe nga nacionalistët që vijnë prej ish vartësve të krishterë të perandorisë osmane. Ndër të tjerë, Standford Shaw dhe Maria Todorova kanë treguar se pasojat kulturore dhe sociale të sundimit osman për popullatën jomyslimane të perandorisë kanë qenë shumë pak më të rënda nga sa paraqitet në literaturën perëndimore. Çështje delikate si “barbarizmat e kryera nga turqit” vazhdojnë të rrëfehen, ku “tmerret e përjetuara nga bullgarët” (1876) dhe “masakrat e armenëve” (1915) janë dy prej shembujve fatkeqe që paraqiten shpesh në literaturën evropiane.

Haptazi revisionist, McCarthy ofron një rrëfim gjeografikisht të detajuar dhe tejet të dokumentuar të mizorive të krishtera të kryera kundër popullatave myslimane në Ballkan, Kaukaz dhe Anadoll. Ai e fillon që me luftën greke për pavarësi (1821-1830) dhe vazhdon me luftërat Ruso-Turke të viteve 1828-1829 dhe 1877-1878, përzënia që rusët i kanë bërë msylimanëve të kaukazit në vitet 1860, luftrat ballkanike (1912-1913), frontin lindor të Anadollit gjatë luftës së parë botërore (1914-1917), përzënia e myslimanëve transkaukazian që pasoi luftën e parë botërore (1917-1920) dhe e përfundon me luftën nacionaliste turke për pavarësi (1919-1922). Ndërsa McCaarthy pranon se statistikat të disponueshme janë shpesh jo të hollësishme, të pasakta dhe të pakategorizuara mirë (metodologjia e përdorur nga autori për tu marrë me problemet e mprehta statistikore janë paraqitur në një apendiks të librit), gjithsesi ekspertiza e tij e mirëprovuar në demografinë osmane e lejon autorin që të ofrojë një vlerësim deri diku të përmbajtur sipas së cilit gjatë periudhës 1821-1922 popullata myslimane e perandorisë osmane ka pësuar përafërissht 10.3 milion viktima – një shifër kjo e ndarë pothuajse gjysmë për gjysmë ndërmjet vdekjeve dhe emigrimit të detyruar për në Anadoll –  nga duart e armiqve të krishterë të perandorisë (kryesisht grek, rusë, serbë, bullgarë, armenë, kozakë dhe gjeorgjianë). Analizat statistikore të McCarthy janë përmbledhur në tridhjetë e dy tabela.

Ndonëse vepra fokusohet në masakrat e kryera ndaj myslimanëve osmanë, gjithsesi McCarthy e trajton kalimthi çështjen tradicionale të krimeve turke duke ia atribuuar ato instiktit reagues të mbijetesës së osmanëve përballë një kërcënimi fatal të dyanshëm: 1) politikave gjenocidale dhe ultranacionaliste të Rusisë, shteteve të sapoformuar ballkanase dhe armenëve. Të gjitha këto shtete dhe popuj kishin si synim që të formonin shtete-kombe etnikisht homogjene të cilat do të përfshinin toka të marra nga perandoria osmane. 2) Shtrëngimit mbytës të fuqive të mëdha evropiane, të cilat e bënë Turqinë të paaftë që të përballet në mënyrë të përshtatshme me turmën gjithnjë e në rritje të refugjatëve në brendësi të tërritorit të tkurruar të perandorisë.

Libri është i vështirë për t’u lexuar. Ajo çka e vështirëson më tej leximin është shkrimi pedant dhe gabimet e shumta tipografike. Lexuesi mund të ketë kundërshti me interpretimet të caktuara të ngjarjeve që përshkruhen në libër, por të dhënat statistikore duken përgjithësisht të sakta. McCarthy ia del me sukses të sigurojë materiale faktike për të sjellë në një ekuilibër më objektiv historiografinë evropiane rreth periudhës së fundit të perandorisë osmane. Njësoj si shumica e ilaçeve, ndonëse të vështira për t’u kapërdirë, potenciali përmirësues dhe ndreqës i tyre duhet të jetë dobiprurës në terma afatgjatë. 

Konspekt: Justin Mc.Carthy, “Death and Exile: The Ethnic Cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922. Princeton: Darëin. 1996. Pp. xv, 368

Dennis P. Hupchick (Wilkes University) në The American Historical Review, Vol. 102, No. 3 (Jun., 1997), pp. 856-857

 

"e-zani" 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.