Intervistë me një haker shqiptar

Postuar në 02 Tetor, 2015 16:21

G – Përshëndetje! Këtu jemi me  një fans të "ResPublica" që quhet Ardis Duraku. Është emri juaj i artit apo jo?

A - Ju  falënderoj për ftesën!

G - Nga theksi më duket sikur jeni  nga Kosova apo gabohem?

A - Jo, jam nga Shkupi i Maqedonisë

G - Siç më shpjeguat edhe ju , keni  disa vite që merreni me hakerime,  besoj të tipit White Hat apo jo??

A - Po

G - Mund të më shpjegosh diçka  për veten,  për rrugën që  ke ndjekur për t’u bërë një hacker? Cila është  eksperienca  juaj personale?

A - Që i  vogël kam pasur dëshirë të  merrem me kompjutera, edhe pse atëherë nuk e dija se çfarë do të thoshte fjala Hacker. Dëshira ime ishte  që të bëhem hacker dhe pas shum viteve e  kam arritur këtë sukses. Sigurisht me  ndihmën e shokëve. Kam 3 vite që jam një hacker dhe kam dëshirë që të vazhdoj në këtë fushë.

G - Cila është  eksperienca e një  hackeri , si e zgjidhni ju objektivin që keni ndërmend të hakeroni?

A - Ka 2 lloj hackerash: Black Hat dhe White Hat. Kjo e fundit  mbron sigurinë  e shtetit  dhe Black Hat  sulmon. Pra nëse duam të zgjedhim një objektiv për të  sulmuar, fillimisht i marrim identitetin dhe më pas e shikojmë se kush  e menaxhon. Pastaj i hakerojmë data bazën, user name, passëordin. Këtë  gjë e kemi bërë edhe  me televizionin shqiptar RTSH.AL. Nuk e kemi hakeruar, por vetëm e kemi paralajmëruar se ka sigurinë shumë të dobët. RTSH ka qenë e hakeruar edhe nga serbët.

G - Ka shumë hackera serbë që merren me këto sulme?

A - Po ka shumë , por prej 2 vitesh jemi shpallur fitues në luftën kibernetike kundër serbëve.

G - Çfarë nënkuptoni ju me këtë? Është bërë një konkurs, apo nga eksperiencat online?

A - Jo nuk është bërë konkurs, po kjo është e vërtetë, sepse më shumë kemi hakeruar ne ëeb site serbe, sesa ato ëeb site shqiptare. Ne kemi hakeruar web site me siguri shumë të  lartë, në ndryshim nga ata që zgjedhin ëeb site me siguri të ulët për t’i hakeruar.

G – N.q.s një qytetar nga Tirana dëshiron të lidhet me një prej jush, si mund t’ju kontaktojë?

A - Ne kemi grupin tonë, nuk japim identitet,  por vetëm na shkruajnë. Dhe nëse na pëlqen ideja që  na ofrohet i kthejmë përgjigje?

G - Ju  keni një adresë në FB?

A - Po

G - Si quhet grupi juaj në FB?

A - Ilirian Hactivist

G - Ju keni lidhje me një grup të quajtur “Këlcyra Forever”?

A - Jo

G - Keni dëgjuar për këta?

A – Jo, sepse ne nuk merremi me grupe të tjera, por shikojmë grupin tonë dhe synojmë  të bëjmë sulm mbi shtetet antishqiptare.

G – D.m.th një arsye që ju shtyn është  mbrojtja e webit shqiptar?

A - Po kjo është arsyeja!

G - Keni hasur probleme me policinë Kibernetike?

A - Po kemi pasur shumë probleme dhe disa prej anëtarëve i ka ndaluar policia, sepse nuk  kishin  sigurinë VPN. Ne kemi hakuar shume ëeb site të shtetit maqedonas.

G - Çfarë ndodh kur ju hakeroni një web site, lini një mesazh në faqe?

A - Po i ndryshojmë indeksin dhe lëmë një mesazh.

G - Nuk është se i fshini data bazën?

A -Kur hakon një web site, nëse i ndryshojmë indeksin, i lëmë një mesazh, që mund ta kthejnë përsëri. Nëse nuk bëjmë kështu ia fshijmë të gjitha.

G - Zakonisht cilen praktikë ndiqni?

A - Me shpesh ndryshojmë indeksin. Para disa ditësh kemi hakeruar gazeten “Ekspres”, sepse postojnë lajme kundër shtetit, gënjejnë dhe ne i kemi paralajmëruar që të mos  vazhdojnë kështu, sepse do të ndeshen me ne.

G - Sa persona jeni në grup?

A - Jemi 7 persona.

G - Të gjithë djem, apo ka edhe vajza?

A - Të gjithë djem.

G - A ka vajza që merren me hakerim?

A -Jo nuk njoh.

G - Cila është mesatarisht mosha e grupit tuaj?

A - Jemi 17 deri 18 vjeç

G - A vjen një moment që ju mendoni të bëni një karrierë më profesioniste?

A - Tani  ne jemi në Black Hat, por nëse vazhdojmë kështu  do rritemi në  grada, do të kalojmë në White Hat, duke u marrë me sigurinë e shtetit. Dhe kjo është gjë e ligjshme, sepse Black hat është e paligjshme.

G - Cilat janë procedurat për të kaluar në White Hat,  testoheni?

A – Fillimisht, për të kaluar në White Hat, duhet të kesh eksperiencë në hakerim, që të dish të programosh me White Hat dhe të kesh aftësinë që të mbrosh  faqen tënde.

G - Ju keni bashkëpunim me kompanitë e internetit në Maqedoni?

A – Jo.

G - Janë disa platforma linuksi të gatshme, ju i përdorni ato apo i krijoni vetë?

A - Shumicën e  programeve  e krijojmë vetë, por ndonjë anëtar përdor edhe platformë linuksi.

G - Ke ndonjë informacion tjetër që ke dëshirë ta ndash me ne sot?

A – Bota e hakerit është vakant, sepse gjithçka që do të bësh e arrin dhe çdo gjë është e jotja. Ditën ne meremi me hakerim dhe shikojmë  programe që të bëhemi më profesionist.

G - Ju falenderoj!

Comments

Submitted by toolman-shcrew (not verified) on

Hacker esht fjal e madhe :)

Submitted by altin (not verified) on

a muj mu ba haker

Submitted by no_name_like_a_god (not verified) on

Hacker mund te behet gjdo kush

Submitted by ReDC0DeR (not verified) on

#Altin mundesh po i jepe bythes dhe di te programosh
dhe po te punoj truri ;)

Submitted by Leon (not verified) on

A mund te behem nje haker edhe une te lutem.
Nese po keno me te more

Submitted by kasapi (not verified) on

si mundem mi msu do linka

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.