Hetimi i CEZ, si votuan deputetët dhe cilët munguan

Postuar në 02 Tetor, 2015 08:27

Me 54 vota kundër maxhoranca ka rrëzuar dje kërkesën e Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit që mundëson hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it. Kërkesa e demokratëve mori vetëm 50 vota pro dhe 12 vota abstenim. Votimi ka ndarë në dy pjesë Grupin Parlamentar të LSI-së. Ndërsa kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, që është akuzuar nga opozita për përfshirjen në aferën e CEZit, ka votuar pro për hetimin ndërkombëtar. Ilir Meta dhe 8 deputetë të LSI-së bashkuan votat me demokratët për të miratuar projektligjin e opozitës. Veç Metës, pro hetimit ndërkombëtar votuan dhe, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Robert Bitri, Silva Caka, Agron Çela, Petrit Vasili, Luan Rama dhe Vangjel Tavo. Ndërkohë që i vetmi nga deputetët e LSI­së që votoi kundër, si Partia Socialiste, ishte kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. Pjesa tjetër e Grupit të LSI­së prej 10 deputetësh abstenuan. Ndërkohë që dy vota abstenim erdhën njëra nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe vota tjetër nga deputetja e PS­së, Antoneta Dhima. Nga radhët e demokratëve, munguan 5 deputetë. Munguan gjatë votimit Sali Berisha, Genc Pollo, Igli Cara, Myqerem Tafaj dhe Alban Zeneli.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.