“Nuk di të kem parë një opozitë me kaq shumë fat me gabimet e qeverisë. Por opozita nuk ka qenë kaq dobët as në 1997-ën”

Postuar në 20 Shtator, 2015 12:37

Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër shkruan sot për qëndrimin e opozitës e cila sipas tij, nuk po di të përfitojë nga gabimet e qeverisë. Majko del hapur në pozicion kritik kur thotë se “nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë”. Por Majko shton se opozita nuk është në lartësinë e detyrës dhe ky është fati i qeverisë. “Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës. Aktualisht, nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë dhe anasjelltas një qeverisje kaq e favorizuar nga ky lloj opozitarizmi i cili nuk ka ekzistuar në këtë nivel as në vitin 1997”, shkruan Majko. Sa për dekriminalizimin, ish-kryeministri socialist thotë se aksioni opozitar të kujton komunistët e 1945-ës. “Partia Demokratike po nxiton të vërtetojë se “dekriminalizimi” mund të bëhet nga jashtë sistemit të drejtësisë si një proces “teknik”. Ndryshimi i Kushtetutës së vendit shikohet si një “faturë fiskale” e këtij procesi. Me keqardhje, të djathtës së sotme politike, dua t’i kujtoj se komunistët e së majtës dëshironin ta bënin të parët këtë metodë “pastrimi” pas vitit 1944 dhe dështuan. Ata mbetën viktimë e këtij mosrespekti ndaj ligjit të shkruajtur duke i besuar “virtytit”. Sot, në vitin 2015, ajo që thelbësisht ndan palët e mbërthyera në këtë debat të paskrupullt është në se reforma po ndërtohet mbi një debat për interesat e politikës dhe jo të sistemit…Unë mendoj se reforma e drejtësise është më thelbësore se sa “dekriminalizimi””, shkruan Majko.  

 

http://www.panorama.com.al/majko-kjo-opozite-sdi-te-perfitoje-nga-gabime...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.