A ka përplasje mes SHBA dhe Edi Ramës? Raport domethënës i misionit amerikan në OSBE dhe mbështetje për Raunig

Postuar në 17 Shtator, 2015 20:06

Në kulmin e debatit për dekriminalizimin dhe mosdakordësisë mes qeverisë dhe opozitës për variantin që do marrë miratimin e parlamentit Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Shqipëria të bëja hapa konkretë sa i përket dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi duke kërkuar nga palët që të mos mjaftohen me deklarata. Në deklaratën e misionit amerikan në OSBE që analizoi raportin e zgjedhjeve në Shqipëri thuhet se  “SHBA inkurajon qeverinë dhe parlamentin e Shqipërisë t’i qendrojnë angazhimit për ta bërë përparësi, reformën në drejtësi, me vepra dhe jo me fjalë”.

Më tej nënvizohet se megjithëse është shënuar progres në eleminimin e individëve me lidhje kriminale nga listat e kandidatëve, disa prej tyre mbetën ne listat e votimit. “Mënyra më e mirë për ta garantuar këtë për Shqipërinë është të bëjë reforma sistematike kushtetuese dhe legjislavitive, per te penguar kandidatët që janë subjekte të ndikimit kriminal apo me qëllime kriminale, të vendosen në lista”. Ky qëndrim është më afër propozimit të opozitës pë ndryshime kushtetuese, si pjesë e miratimit të ligjit për dekriminalizimin. Më tej misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE nënvizon  se eleminimi i korrupsionit dhe ndikimeve kriminale nga qeveria është thelbësor për zhvillimin e një qeverisje të mirë  dhe institucioneve demokratike në Shqipëri. 

Gjithashtu Misioni i Shteteve të Bashkuara vuri theksin tek rendësia e përfshirjes së opozitës në këtë proces. “Ne përshendesin punën e prezencës së OSBE-se për të inkurajuar konsultime te gjera dhe për përfshirjen e qytetareve në reformën në Drejtësi. 

Shtetet e Bashkuara, shkruhet me tej ne deklarate ndjejne fuqimisht se Shqiptaret e të gjithë palëve dhe interesave do ti bëjnë ballë sfidës së reformës në drejtësi, përpara se vendi të ndërmarrë hapin e ardhshëm demokratike”. Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE tha se eleminimi i korrupsionit dhe ndikimeve kriminale është thelbesore për zhvillimin e një qeverisje të mirë në Shqipëri.

http://osce.usmission.gov/sep_17_15_albania.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.