Evropa afrohet me Kubën, avancojnë marrdhëniet tregëtare, probleme me çështjen e të drejtave të njeriut

Postuar në 11 Shtator, 2015 09:42

Agjencia e lajmeve AFP raporton se Bashkimi Evropian dhe Kuba mbyllën një fazë të re diskutimesh në kuadër të afrimit të tyre, me zhvillime vendimtare përsa i përket tregtisë dhe bashkëpunimit, ndërkohë që BE-ja përshëndeti progreset thelbësore në çështjet delikate politike. “Pothuajse përfunduar pas 48 orëve bisedimesh, marrëveshjet për tregtinë dhe bashkëpunimin do të mbyllen gjatë raundit të ardhshëm të bisedimeve, parashikuar në fund të muajit nëntor në Bruksel”, njoftuan dy delegacionet.

Përsa i përket çështjes së tretë, që ka të bëjë me marrëveshjen e dialogut politik, zëvendësminitri kuban i Punëve të Jashtme, Abelardo Moreno njoftoi për shtypin se nuk kishte pasur mosmarrëveshje mes palëve. Megjithatë, sipas tij, mendime të ndryshme janë venë re veçanërisht në çështjen e të drejtave të njeriut, që ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Brukselit dhe Havanës që prej 19 vjetësh. Nga ana e tij, negociatori i BE-së, Christian Leffler përshëndeti para gazetarëve progreset thelbësore në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe qeverisjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.