Ateistët e Greqisë kërkojnë heqjen e frazave fetare nag Kushtetuta dhe të dhënave të besimit nga dokumentet

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:35

Unioni i Ateistëve të Greqisë u bërë thirrje partive politike në vend që të shprehin pozicionin e tyre për çështje të ndjeshme si arsimi, administrimi publik dhe Kodi Penal. Disa prej këtyre shqetësimeve publike, referuar edhe qeverisë së mëparëshme të Syrizas, janë heqja nga Kushtetuta e frazës “Në emër të Trinisë së Gjithëshenjtë e të Pandashme”, sikurse të frazës “Zoti ynë Jezu Krisht”. Sipas këtij unioni kjo frazë nuk përfaqëson të gjithë njerëzit. Grupi kërkon heqjen nga dokumentet shtetërore të besimit fetar të qytetarëve si dhe pezullimin e të gjitha ceremonive fetare në shërbimin publik, betimet fetare në sallat e gjyqit si dhe heqjen e studimeve fetare nga sistemi arsimor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.