Dossier/Lufta e Ftohtë - një analizë e shërbimeve amerikane: si ndikon plakja te liderët komunistë

Postuar në 10 Shtator, 2015 16:59

Një material interesant zbardhet nga Arkiva Kombëtare në ShBA. Një material, përpilimi i të cilit daton më 1979-ën e që përcjell një të dhënë se deri në cilin nivel, e mbi çfarë kriteresh përpunohet monitorimi i vendeve të ndryshme, profili i liderëve të tyre, ndikimi mbi vendimmarrjen etj.. Nuk dihet sesa vendimmarrësit në SHBA kanë marrë parasysh atë, por fakt është se ai ka qenë cilësuar si “sekret” deri në vitin 1994. Materiali është përpiluar nga Jerrold M. Post, aktualisht profesor i Psikiatrisë, Psikologjisë Politike dhe Çështjeve Ndërkombëtare(http://elliott.gwu.edu/post) dhe mban titullin: “Plakja e liderëve komunitsë: disa konsiderata psikologjike”. “Një shqetësim i vazhdueshëm në parashikimin e vendimeve qeverisëse dhe në vlerësimin e potencialit për aksione agresive nga shtetet komuniste, është gjykimi dhe stabiliteti emocional i liderëve. Aktualisht lidershipi komunist dominohet nga njerëz mbi të ’60-at. Të katër drejtuesit kryesorë sovjetikë janë mbi të ’70-at: Brezhnjevi është 72 vjeç, Kosigini 74, Kirilenko 72 dhe Susllovi 76. Mesatarja e moshës për 14 anëtarët e Politbyrosë është 67 vjeç...
Europa Lindore ka gjithashtu kryesisht liderë të plaku. Më i rëndësishmi është Marshalli Tito, 86 vjeç. Janosh Kadari i Hungarisë dhe Erik Honekeri i Gjermanisë Lindore, janë 66 vjeç. Enver Hoxha i Shqipërisë është 70 vjeç, Teodor Zhvkovi i Bullgarisë, 67 vjeç. Gireku i Polonisë dhe Husaku i Çekosllovakisë janë të dy 66 vjeç. Më i riu në Bllokun Lindor është Nikolae Çaushesku i Rumanisë, 61 vjeç”, shkruan Post. Ku qëndron vlera e këtij materiali? Në vështrimin psikologjik, plakja ndikon në aftësitë intekektuale, emocionale dhe për pasojë në vendimmarrje. Njohja e kësaj gjendjeje ndoshta ka patur rëndësi të madhe në një botë si ajo e Luftës së Ftohtë. Mirëpo vlerësimet e Post janë propabiliste dhe më shumë mbeten në rrafshin e sugjerimeve. P.sh teksa vlerëson se tek disa njerëz degradimimi i aftësive intelektuale mund të nisë që në fillim të të ’50-ve, Post sjell një rast të asaj që e quan “një shembull të një lideri që performoi shkëlqyeshëm, e shpesh në mënyrë brilante deri para se të vdiste në moshën 78 vjeç”. Fjala është për liderin kinez, Çu En Lai, që thuhet se arriti të moderonte “reagimet ekstreme të Mao Tse Dung...i prekur rëndë nga efektet e plakjes”. Vijnë në vështrim dy faktorë: “dëshirat e vjetra nuk humbasin kurrë”, si dhe vetëdija për kohën e mbetur. Një rast ilustrues që të lë pak të befasuar: Post shënon se të dy akorët e krizës në Lindjen e Mesme, Sadat i Egjiptit dhe Begin i Izraelit “kanë të dy probleme serioze të zemrës”. Ndaj shton ai “mundet që perceptimi se koha e tyre është e shkurtër, të ketë konfribuuar në ndërmarrjen e iniciativave diplomatike...”.
Sëmundja pra hyn si faktor në politikë, duke përcaktuar fatin e një shoqërie. Kështu ndonëse shihen arsye pas Revolucionit Kulturor në Kinë, për profesorin amerikan, arterioskleroza cerebrale e Mao Tse Dungut, ka ndikuar shumë në të. Një faktor që me gjasë nuk do gjendet në asnjë nga librat e historisë. Post konkludon në materialin e tij, të shoqëruar me proverba të ndryshëm, se roli i plakjes në sjelljen dhe vendimmarrjen politike nuk mund të injorohet. Parë kështu, mund të kuptohet kujdesi për të mbajtur të fshehtë sëmundjen e liderit, e cila ishte sekret.
https://catalog.archives.gov/id/7283978?q=Albania

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.