Mjerim madhështor i Gjykatës së Lartë. Arsyetimi për pafajësinë e Petrit Vasilit

Postuar në 07 Shtator, 2015 10:38

Siç bën të ditur Panorama, Gjykata e Lartë ka vendosur të shpallë të pafajshëm deputetin e LSI, Petrit Vasili, i paditur për shpifje. Vasili ishte paditur nga Alma dhe Petrit Çinari për atë që njihet si çështja Doshi, kur nisën të dalin në shtyp emra dhe ngjarje të njëpasnjëshme. Në atë kohë u tha se Petrit Çinarit i ishte kërkuar nga njerëzit e Ilir Metës që të ekzekutonte Tom Doshin. Ishte Petrit Vasili, hierark i lartë dhe deputet i LSI-së, ai që doli e tha se për këtë dëshmi, Çinari është paguar me një apartament nga Tom Doshi.

Vasili tundi një dokument para mediave por nuk u mor vesh çfarë ishte ajo letër.

Deputeti u padit pës shpifje, por Gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen, me një arsyetim fantastik:

“Qëllimi i vërtetë i të akuzuarit ka qenë denoncimi dhe vënia në lëvizje e organit të prokurorisë për hetime më të thelluara lidhur me çështjen e ditës së asaj periudhe”, thuhet në vendimin e zbardhur nga Panorama. Pra për vënë në lëvizje prokurorinë, i shtyrë nga një qëllim fisnik, Vasili akuzoi një njeri për vrasës të paguar me një apartament. Mund të kishte thënë çfarë të donte dhe kundër kujt të donte Vasili në ato ditë, mesa duket, mjaft që prokuroria të fillonte të lëvizte, pra të ndiqte penalisht Doshin.

Por në qershor të këtij viti, Gjykata e Lartë dënoi dy deputetë të PD për shpifje, me deklaratat e tyre për lidhjet e qeverisë me krimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.