Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 3 nga 12
Në vitin 1918, arkeologu austriak, Prashniker e përshkroi i pari gjetjen në Durrës të një mozaiku të mrekullueshëm, shumë të lashtë. Mozaiku doli në dritë në kohën e Luftës së Parë Botërore, gjatë hapjes së një strehimi kundërajror në themelet e një shtëpie. Prashnikeri e fotografoi dhe e vizatoi mozaikun. Mozaiku u mbulua sërish nga dherat. Vetëm pas Çlirimit, më 1959, u bë i mundur zbulimi i vërtetë i kësaj vepre. Mozaiku është mbiquajtur në mënyrë metaforike “Bukuroshja e Durrësit”. Mozaiku "Bukuroshja e Durrësit" Shek. IV para Krishtit Durrës Materiali i përdorur: Gur zalli
Add new comment