Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 4 nga 12
Ndër objektet zbukurimore që mbanin ilirët, janë fibulat. Këto janë të shumta në numër dhe të ndryshme në forma. Në ngjarjet solemne, ilirët kanë stolisur kokën me rrathë dhe diademë bronzi. Një nga grupet më të mëdha të stolive janë varëset, me forma të ndryshme, të cilat paraqiten në të gjitha periudhat dhe në të gjitha fiset ilire. Qaforet, më së shpeshti bëheshin prej shumë kokrrash qelibari, ose prej qelqit shumëngjyrësh.
Add new comment