Importuesit mbarojnë rezervat e karburanteve para afatit, ulet çmimi i naftës

Postuar në 25 Gusht, 2015 17:41

Pas një presioni të gjerë e të gjatë mediatik, së fundi kemi një ulje të lehtë të çmimit të karburanteve në Shqipëri. Por ndoshta ky ndryshim nuk vjen vetëm nga presioni, por thjesht sepse tregtarët i kanë përfunduar rezervat që i kishin blerë më çmim ca më të shtrenjtë. Janë ulur çmimet e shitjes me 5 deri në 9 lekë për litër të naftës, por edhe të benzinës. Në tregun vendas një litër naftë nga 184 lekë ka zbritur deri në 175 . Kjo tendencë është vërejtur tek kompanitë kryesore që operojnë në treg. Importuesit kishin paralajmëruar se do te kishte një ulje të çmimit në fillim të shtatorit. Por duket kjo kohë ka përkuar edhe me mbarimin e rezervave të naftës, duke bërë që këta importuesit të tregohen disi më zemërgjerë, pasi çmimi ra qysh në ditët e fundit të gushtit. Pra, të paktën 10 ditë para zotimit. Sepse në llogjikën shqiptare të ekonomisë së tregut duhet të mbarojnë një herë rezervat e blera me çmim të lartë e pastaj tu ulet dhe çmimi i pakicës. Paçka se në botë çmimi për fuçi prej kohësh është ulur atje ku nuk mban më. Tanimë një fuçi ka arritur deri në 47 dollarë. Çmimi më i ulët i naftës për këtë vit ishte në janar të këtij viti, ku një litër arrit deri në 160 lekë. Por sapo çmimi u shtrenjtua po në tregjet ndërkombëtare, nafta në vend u rrit me shpejtësi, duke iu afruar nivelit të 190 lekeve për litër. Të shohim çfarë do të ndodhi ditëve në vazhdim...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.