Tani me Kishën merret INUK-u

Postuar në 24 Gusht, 2015 13:49

Duket se po merr rrugën e tensionimit çështja e Kishës së Shën Athanasit në Dhërmi. Kryeministri Edi Rama, deklaroi sot gjatë konferencës online, se qeveria ka ndërmend të ringjallë një kishë që sipas tij i ngjan një garazhi. Kështu, me guston e vet, kryeministri ka lëshuar këshilltarin Artan Shkreli, që të flasë për misionarë, për paligjshmëri e për çdo gjë tjetër. Në një shtet normal çështjen do ta zgjidhte LIGJI. Por kjo mesa duket nuk po ndodh. Sot zëdhënësi i KOASH, Thoma Dhima, njoftoi se janë nisur drejt Dhërmiut njerëz të INUK-ut. “Kane nisur INUK nga Tirana per te shkaterruar Shen Athanasin! Me cilin argumentim, mbi bazen e cilit ligj? Ministria e Kultures dhe IMK deklarojne qe nuk eshte ne listene monumenteve, nga kisha e vjeter nuk ka mbetur me asgje, kisheza eshte ngritur nga besimtaret ne vendine kishes se vjeter ortodokse qe me 1992.... Si duket shteti e konsideron, sic bente regjimi komunist, besimin ortodoks te papershtashem per qytetraet e tij dhe ka vendosu t'u nderroje besim. Gjithashtu, varret e ortodokseve te varrosur atje nuk do te thone asgje per ta, jane thjesht eshtra qe mund te dhunohen pa problem ne emer te nje murgu katolik. Ky eshte abuzim i paster me postin dhe do vije koha qe do pergjigjen penalisht per kete dhe per nxitjen e percarjes dhe urrejtjes fetare ne vend”, thotë Dhima.
Dhima ka replikuar edhe me Matteo Mandala, që është prononcuar për këtë çështje. “Per z. Mandala, qe flet ne emer te "arberesheve", por jo te Kishes se tyre. Ja cfare i deklaronte peshkopi Donato Kryepeshkopit Anastas, gjate vizites ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Imzot Donato Oliverio: peshkopi arberesh i Lungros:
...Ne nuk kemi asnjë interes material ose territorial dhe fetar këtu në Shqipëri, ku Kisha Orthodhokse e bën shumë mirë e me nder shenjtërimin e popullit. Ne këtu në Shqipëri nuk kemi asnjë prift arbëresh dhe nuk jemi pronarë të as një pëllëmbe dheu, për respektin e madh që kemi për Kishën tuaj Orthodhokse dhe për Kishën tonë arbëreshe”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.