U hoq fasha për energjinë, u vendos fasha për tatimin mbi të ardhurat. "Të rishikohet taksimi progresiv”

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:19

Nuk është e qartë nëse ka debat, apo të dyja partitë e koalicionit, PS dhe LSI po përgatisin opinionin për një ndryshim në politikën fiskale, që ka të bëjë me tatimin e të ardhurave personale. Kështu pak ditë pasi u mbyll përkohësisht debati për vendosjen e tatimit edhe mbi pagat e ulëta, si propozim ligjor i Ministrisë së Financave(që u mohua prej kësaj të fundit), deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, del me propozimin që vetë taksa progresive të rishikohet, ja argumentet e tij, dhënë për gazetën “Shqip”: “Fakti që paga mesatare është jo larg pagës tavan prej 30 mijë lekësh, që nuk tatohet, bën që ky mekanizëm të jetë kthyer në sistem abuzimi, besoj se Ministria e Financave e di që në këto dy vite është rritur numri i pagave deri në këtë shumë. Personalisht them se duhet parë, diskuuar më me qetësi, tatimi progresiv. Normalisht është tatim që aplikohet në vendet e zhvilluara. Po tatojmë 23 përqind jo shtresën e pasur në Shqipëri, por atë të mesme, më konsumatoren, ajo që ka mundësitë të marrë kredi për shtëpi, të blejë makinë, të bëjë pushime apo edhe të dalë çdo natë për të konsumuar diçka. Po ashtu kemi lënduar dëshirën për punë ekstra te një pjesë e gjerë intelektuale. Skema aktuale nuk duket aq incentivuese për shumë fasha tatimpaguesish”, thotë Spahiu. Në konferencën e vet për shtyp, zv.ministri i Financave Luçi, teksa mohonte publikisht ekzistencën e draftit për tatimit mbi të ardhurat, në biseda informale, shprehej se kjo ndërhyrje është e nevojshme pasi është vënë re rritje e informalitetit, pikërisht me fashën e rrogës 300 mijë lekë të vjetra. Mirëpo duket se deklarimi i hapur i nevojës për të ndryshuar tatimin, apo ca më titje politikën fiskale, shihet me frikë. Kjo pasi nëse do të pranohet ajo që thotë Spahiu, do të rezultojë se situata aktuale, sidomos ajo e mbledhjes së të ardhurave dhe rënies së dukshme të fuqisë blerëse, lidhet me një politikë të dështuar që buron nga vetë qeveria. Po kështu, është shumë ironike të shikohet kundërthënia e masave të kësaj qeverie: nga njëra anë mbrojti me forcë të madhe heqjen e fashës mbrojtëse për çminin e energjisë elektrike, pikërisht me argumentin se ajo ishte bërë burim abuzimi, nga ana tjetër vendos një fashë të re në bazën tatimore mbi të ardhurat, duke sjellë sërish të njëjtin përfundim: abuzim dhe informalitet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.