Në Republikën e "pamposhtur" të kanabisit

Postuar në 07 Gusht, 2015 21:57

Më shumë se 2 vjet nga ndërrimi i pushtetit dhe një vit gjysmë nga aksioni i bujshëm në Lazarat, policia nuk po u gjen fundin parcelave me kanabis të mbjella anembanë vendit. Qeveria është angazhuar para faktorit ndërkombëtar për të hequr Shqipërinë nga harta e drogës, por nga ana tjetër gjatë këtij 2-vjeçari në vend ka lulëzuar kultivimi i kanabisit. Aksioni i policisë nuk e ka shmangur fushatën e mbjelljeve në zonat e Gjirokastrës, Tepelënës, Vlorës, Beratit, Krujës dhe Malësisë së Madhe. Zyrtarisht nga fillimi i vitit janë asgjesuar 325 mijë rrënjë kanabis, ndërsa janë identifikuar dhe 1 mijë e 606 parcela. Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili ishte nismëtar i një takimi në Tepelnë ka kërkuar nga administratorët e ish-komunave të evidentojnë situatën duke parashtruar edhe detyrimet ligjore karshi ligjit lidhur me këtë fenomen. Policia, në bashkëpunim edhe me kryepleqtë, ka evidentuar parcela të cilat pjesën më të madhe janë të vendosura në toka joprivate, çka sjellë vështirësi për evidentimin e personave përgjegjës. Fotografimi nga ajri po bëhet nga autoritetet italiane, që pritet t'i dorëzojnë policisë hartën e plotë të sipërfaqeve të mbjella me kanabis. l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.