operacioni

Pentagoni publikon videon e operacionit të vrasjes së Al Bagdadi-t

Postuar në 30 Tetor, 2019 23:08

Pentagoni publikoi videon e  operacionit të vrasjes së liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Siç shihet nga pamjet e kamerave nga Forcat Speciale të SHBA, një grup ushtarësh po shkojnë drejt një ndërtese të madhe në Barisa, një fshat i vogël në veri-perëndim të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, ku fshihej i ashtuquajturi Kalifi Islamik.

Bashkëshortja e Erdogan: Pas ndërhyrjes turke në Afrin, mund të rikthehen në Siri 500 mijë njerëz

Postuar në 17 Shkurt, 2018 12:40

500 mijë sirianë mund të rikthehen në Siri, në rajonin e Afrin, pas suksesit të operacionit “Dega e ullirit”. Të paktën kështu mendon bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Emine Erdoğan, e cila ka folur gjatë një konference të mbajtur në Stamboll.

"Forca e ligjit" apo ligji i të huajve!

Postuar në 05 Nëntor, 2017 20:18

Plot 20 minuta fjalim të kryeministrit Rama në komunikimin e javës për t’iu thënë qytetarëve se më në fund forca e ligjit do të veprojë, pasi do të nisë një operacion për goditjen fatale të krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij me politikën, ku do të jenë të përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

Arrestoni ata që nuk paguajnë energjinë! (Video)

Postuar në 26 Shtator, 2017 10:20

Emisioni “Opinion” në Tv Klan publikoi videon e ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e zv/drejtorit të Policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi u godit nga një Audi A8 e blinduar. Edhe pse policia ndodhej në operacion pamjet tregojnë qartë se porta e hekurit të Tregut Ushqimor është mbyllur brenda 23 sekondash, pasi makina Audi A8 hyri me shpejtësi brenda tregut.

Shembulli i forcës me "luksin e pajustifikuar" nis me 12 raste në prokurori

Postuar në 09 Shtator, 2017 17:20

Ashtu si 4 vjet më parë, por tani me një qeveri tërësisht të “rracës”së vet politike dhe me të njëjtin kryeministër  socialistët e fillojnë mandatin e dytë si luftëtarë të paligjshmërisë dhe me një qasje që bie ndesh me forcën e shembullit siç i pëlqen kryeministrit të thotë, por me shembullin e forcës. Shembullin e forcës përballë “të fortërve” që lëvizin me makina luksoze dhe nuk justifikojnë pasuritë e tyre.

Tjetër magazinë për tharjen e hashashit në Mamurras, procedohen edhe dy elektriçistë (Video)

Postuar në 25 Tetor, 2016 22:20

Nuk kanë të sosur punishtet e drogës në Shqipëri. E çudtishme sesi kanë funksionuar për gjithë këto vite nën hundën e policisë dhe vetëm tani kanë nisur të zbulohen. Më e fundit në Mamurras.

Rrota në vend të këmbëve

Postuar në 09 Korrik, 2016 20:13

Një breshkë, këmbët e para të së cilës janë zëvendësuar me rrota. Ndërhyrja është bërë në Indi, në Parkun Zoologjik “Arignar Anna” në Chennai, ku një breshkë humbi këmbët e para si pasojë e sulmit të një nuselale. Është një operacion që si ide ndodh ndoshta për herë të parë në një kafshë. 

 

Paradoksi, qeveria e quan sukses arratisjen e Balilit. Policia ende pa komunikatë zyrtare për operacionin

Postuar në 20 Maj, 2016 10:56

Kryeministri Rama tundi dje një variant të korrigjuar të komunikatës së Europol për të bërë policinë shqiptare pjesë të operacionint ndërkombëtar të antidrogës që vuri në pranga anëtarët e një organizate të narkotrafikut, koka e së cilës ishte zyrtari shqiptar i Ministrisë së Transporteve, Kelmend Balili, i cili në fakt i shpëtoi arrestimit. Paradoksi është se ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri e quan sukses moskapjen e Balilit, i dyshuar për lidhje dhe mbështetje të fortë politike në Shqipëri.

“Van Damme” parandalon “vrasjen” e Papës nga xhihadistët kosovarë

Postuar në 01 Dhjetor, 2015 10:21

Policia italiane në bashkëpunim em atë kosovare arrestoi katër kosovarë pas një operacioni anti-terrorizëm.  Bëhet fjalë për një organizatë terroriste, e cila përmes rrjeteve sociale propagandonte ideologji xhihadiste. “Truri’ i grupit, Samet Imishti që ka jetuar për disa vjet në Itali u arrestua në Kosovë, ndërsa të tjerët u arrestuan në Itali, ku jetonin prej kohësh.  Operacioni i koduar “Van Dam”  u shtri në Breshia, Vincenca, Peruxhia si dhe në Kosovë.

Videolajm/Operacioni për shpëtimin e anijes me emigrantë në Rodos

Postuar në 03 Nëntor, 2015 12:06

Greqia është kthyer në pritësen më të madhe të emigrantëve nga Mesdheu dhe kryesisht të anijeve me klandestinë që nisen nga brigjet e Turqisë me destinacion ishujt greke. Që prej shpërthimit të konfliktit në Siri mijëra sirianë kanë nisur udhëtimin drejt Europës. Në këtë rrugëtim janë shënuar disa tragjedi për shkak të mbytjes së varkave dhe anijeve me emigrant. Anija e fundit që ka prekur brigjet greke ishte në ishullin e Rodos ku u ndërmor dhe një operacion shpëtimi.

 

 

Pages

Subscribe to RSS - operacioni