Shqipëria mund të jetë sërish viktimë e “ideologjisë” së anti zgjerimit të BE-së

Zvicra, vendi që “qeveriset” nëpërmjet referendumeve, sapo ka mbyllur një tjetër, të fundit në radhë. Ishte një referendum, ku për të vendosur u deshën vetëm disa mijra vota më shumë (rezultati ishte 50,5% kundër 49,5%). Ishte një referendum mbi emigrantët. Dhe nuk është fjala për emigrantët që vinë nga larg, apo nga vende të ish lindjes komuniste. Jo, është fjala për emigrantë që vijnë nga vendet e BE-së. Dhe e bukura është se edhe për këta të fundit, pas referendumit të djeshëm, do të ketë kuota të caktuara. Qeveria zvicerane është detyruar që të rinegociojë, në harkun e një kohe të caktuar, të gjitha marrëveshjet me Brukselin e me vende të tjera të BE-së për këtë çështje, dhe pasi kjo të ndodhë, jo çdo francez, italian apo gjerman (për t’u ndalur veç te emigrantët me ato kombësi, që Zvicra i ka “të vetat”) do ketë të drejtën të punësohet në Zvicër.
Qeveria dhe partitë kryesore të Zvicrës ishin kundër idesë së kufizimit të numrit të emigrantëve që vijnë nga BE-ja, por votuesit bënë një zgjedhje të tyren, që mbrohej e përfaqësohej nga parti të vogla, të parëndësishme, ekstremiste. Ky fakt më kujton pretendimin e kryeministrit Rama pas refuzimit që Brukseli i bëri kërkesës sonë për statusin e kandidatit për në BE. “Partitë e mëdha e serioze të Europës nuk janë raciste e ksenofobe, por ka parti të tjera që, në një mënyrë a në një tjetër, ia dalin mbanë t’u imponohen parlamenteve e politikave nacionale të këtyre vendeve”, tha Rama në thelb pas atij vendimi kundër Shqipërisë. Ka gjasa që të mos e ketë gabim. Dhe në këtë mes del në shesh një hendek midis establishmentit politik dhe zgjedhësve të tyre. Këta të fundit u japin votat partive tradicionale e serioze gjatë zgjedhjeve politike, por kur vjen puna tek qëndrimi ndaj çështjeve të natyrës identitare, si feja, emigracioni, etj, zgjedhësit janë me shpirt me partitë e vogla dhe radikale.
Zvicra nuk është pjesë e BE-së, por një situatë e tillë verifikohet kudo nëpër Europë. Kjo intolerancë në rritje ndaj “të huajve” mund të marrë – madje e ka marrë tanimë – formën e një rezistence ndaj procesit të mëtejshëm të zgjerimit. Nuk është se jashtë BE-së ka mbetur kushedi se çfarë në terma numerikë, por nuk duhet harruar se jashtë është pjesa e Europës me naming më të keq (serbët, malazezët, maqedonasit e shqiptarët), dhe janë të shumtë europianët që nuk do donin t’i kishin këta ballkanas si pjesë të BE-së.
Të gjithë zërat me peshë të Europës janë duke thënë se “në qershor Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit”, por ka shumë gjasa që në momentin final të rikomplikohet situata edhe njëherë. Dhe shkak ka për të qenë kjo qasje kundër “të huajve që do të sjellin veç kokëçarje e shqetësime”. Kjo qasje nuk nis me referendumin e djeshëm zviceran; përkundrazi, ky referendum vec sa e ilustron këtë qasje.
Dita
Comments
Nje sindrome e zakonshme kjo

Nje sindrome e zakonshme kjo nder mejtimtaret tane, qe tash qe Berishen nuk e kemi me per ta tundur si shkak te fatkeqesive tona, fajin ua hedhim te tjereve qe nuk na duan. Ne fakt, arsyet per dyert e mbyllura te Evropes ngelen po ato te para 23 Qershorit: Populizmi tyryfyl qe shpall suksese te paqena, korrupsioni masiv nder qeveritare, perdhunimi sistematik i administrates publike prej politikes, siguria publike me bilanc te vraresh si ne gjendje lufte, arsimi e drejtesia qe shiten si ne tregun e gjese se gjalle, media partizane qe me shume se informimit te publikut i sherben padroneve politike dhe shastisjes kolektive. Le t'i mahnisim "ekstremistet" e Europes me sukseset tona ne venien ne pune te shtetit ligjor, funksionimin e administrates, rritjen e sigurise, çlirimin e medias prej padroneve te tyre politike, dhe te shohim pastaj, do te jemi ne qe do te kerkojme te hyjme ne Europe, apo "ekstremistet" europiane qe do te na kerkojne te hyjme atje. Por keto spektaklet televizive te Rames me aksione sa per sy e faqe, me mbyllje medemek te lojrave te fatit me qellim real transferimin e tyre ne duart e klienteve te pushtetit, me dinamit selektiv qe demton interesat e djeshme por jo korrupsionin, me realizime 120%(?) te doganave e tatimeve, nuk duket te kene te njejtin efekt shastises e genjyes te europianet, siç ka nder shqiptaret. Detyrat qe ngelen ngutshem pa bere, jane te njejtat, dhe e vetmja menyre e shpejte qe Europa te na pranoje eshte qe te ule standartet, domethene qe ne vend qe ne te perpiqemi te behemi si ata, te perpiqen ata te behen si ne. Por kjo nuk besoj se mund te ndodhe se shpejti. Atehere alternativa e vetme qe ngelet eshte qe te presim edhe nje dekade tjeter duke shpresuar qe Rama te jete kapitulli i fundit i nje historie qeverisje korruptive gangsteresh ne Shqiperi. Ah, po, ngelet edhe skenari ukrainas, por edhe per kete, duhet kohe, sa te na hiqen qafe edhe keta mejtimtaret apologjiste pushtetesh, qe ne vend qe te nxisin kritiken ndaj deshtimeve dhe reaksionin qytetar, mundohen si e si te gjejne ndonje justifikim apo( si ne rastin e A.Stefanit) t'i paraqesin deshtimet si suksese kapitale.

Individe si puna e Nanos e

Individe si puna e Nanos e kane te veshtire ta kuptojne se ai vete dhe gazetaria e kafeneve te Tiranes eshte nje pjese e rendesishme e problemit te madh qe ka Shqiperia me modernizimin dhe zhvillimin e vendit (ndoshta Nano nuk eshte me tipiku i kesaj bufonate mediatike).

Edhe vete ky shkirm i Nanos tregon kulturen mediatike te thash e themnajes dhe rrumpalles se kafeneve te Tiranes.... me muhabete te tipit.." E pe cfare bon Zviceranet!!! . Obobo cna ka gjet ne te shkretet.....s'na do njeri ne shqiptareve...s'ka asnje shanc Shqiperia tashme".... Eshte kendveshtrimi tipik i njerezve te prapambetur, te izoluar e te lene mbrapa nga koha.
Nano nuk ndalet per nje cast te na racionalizoje dhe shpjegoje publikut se cfare lidhjeje ka referendumi zviceran dhe rritja e ekstremit te djathte ne kete vend me rrugen e shqiperise drejt evropes - te kujtojme se referendumi zviceran eshte ne vazhden e marrezise raciste zvicerane, mbylljes se ketij vendi dhe kapjes nga ekstremi i djathte ulra-racist. Referendumi zviceran nuk ka asnje efekt tek shqiptaret pasi zviceranet e kane shprehur mendimin e tyre per "ekstrakomunitaret" ne Zvicer shume vite me pare. Referendumi zviceran eshte nje problem i madh i ketij vendi me pasoja ekonomike te renda per vete Zvicren dhe qe me te gjitha gjasat do te shoqerohet edhe me sanskione nga komuniteti evropian dhe nderkombetar.

Por Nano merret me historine e Mizes se Kalit edhe kur s'ja kerkon njeri kete pune.

Eshte nje gje te riciklosh lajmet e huaja sic duket se Nano di te bej dhe nje tjeter gje te mashtrosh publikun me ide paranojake dhe frikera idiote provinciale.

Fati i Shqiperise dhe shqiptareve varet dhe behet nga vete shqiptaret duke e bere Shqiperine evropiane cdo dite ..... qofte edhe ne menryren e komunikimit dhe shprehjes mediatike

te dy ju te siper permendurit

te dy ju te siper permendurit po ja fusni kot.

Add new comment