Shënim: Çfarë ofron Basha?

Kreu me letra i PD-së, Lulzim Basha po mban takime në bazë në kuadër të zgjedhjeve në parti. Dhe gazetarët heqin shumë për të raportuar atë që ndodh në takimet e tij, pasi në fakt nuk ndodh asgjë. Fjalimet e tij janë janë bosh, dhe gjuha e tij është ajo e një aparatçiku të belbët e të mërzitshëm. Dje ishte në Kavajë, dhe lexoni se ç’ka thënë atje (marrë nga Mapo):
“Këtu në Kavajë është vendi i duhur për mua, të pohoj edhe një herë vlerat e pakrahasueshme të lirisë dhe njëkohësisht të nënvizoj direktivën për një analizë objektive dhe profesionale, në procesin e zgjedhjeve që po hapim, pa disfatizëm, pa harakiri, pa mbyllje sysh e gojësh, pa gjueti shtrigash, por dhe pa oportunizëm të sëmurë, për shkaqet e rezultateve, shkaqet e rrudhjes, për shkaqet e spostimit të një pjese të elektoratit tonë drejt kundërshtarit. Ç’ka ndodhur!? Pse? Çfarë duhet të bëjmë që të rikuperojmë!? Jam i bindur se demokratët e Kavajës do të na japin një leksion për të gjithë PD-në, do të dinë të evidentojnë përgjigjet e sakta, më të drejtat, do të dinë të dallojnë arsyet brenda nesh, që varen vetëm nga ne, dhe arsyet jashtë nesh, ato që nuk varen vetëm nga ne, siç janë mashtrimet elektorale dhe shitblerja e votës nga kundërshtarët tanë… Në këtë kontekst, ju ftoj të gjithë ju anëtarëve të PD-së, këtu në degën e Kavajës, t’u jepni edhe në këtë sfidë shembullin tuaj, demokratëve anembanë, për të rimarrë, përqafuar e shndërruar në mendësi, formë dhe normë të funksionimit të Partisë Demokratike, kulturën e respektit dhe vlerësimit të çdo kontributi, që nga dita e parë e themelimit të saj; kulturën e gjithëpërfshirjes në çdo diskutim dhe vendimmarrje, si shprehje e demokracisë së re pjesëmarrëse, që ne si Parti Demokratike duam të zhvillojmë në rrafshin kombëtar; kulturën e diskutimit të lirë, dialogut, tolerancës, mirëkuptimit dhe solidaritetit në hapësirën e gjerë… Historia e re e Partisë Demokratike ka njohur shembuj shumë domethënës të takimit, kthimit, pranimit dhe ndarjes sërish të përgjegjësive me ata që kthehen. E gjithë kjo, duke u nisur nga një arsyetim i shëndoshë, se partia është gjithnjë një institucion më i gjerë se individi, se si në aktin e kthimit, edhe në aktin e pritjes krahëhapur të atij që mund të kthehet, ka një ndjesë reciproke, njerëzore, të nënkuptuar. Kultura e respektit, ribashkimit dhe hapjes për të cilat kemi diskutuar në vazhdimësi e në veçanti gjatë këtij turi, duhet të përfshijë të gjithë strukturën e partisë, nga baza në qendër, por më lejoni të veçoj sot degët e rretheve, ku shoh se si në këtë sallë ka themelues, drejtues apo anëtarë që nëpër vite kanë përjetuar një farë ftohtësie me partinë, ftohtësi që distanca vetëm e rrit. Duke lançuar bashkimin, hapjen dhe kthimin, unë u them atyre, u them të gjithëve, në emër të demokratëve, se Partia Demokratike është partia e gjithë demokratëve, të çdo periudhe dhe brezi… Ky kryeministër, siç ka marrë pushtetin, ka marrë dhe arratinë me egoizmin e tij. Nuk pyet as për transparencë, le pastaj për konsultim, as për llogaridhënie reale apo të tjera vlera e parametra të demokracisë… Gjatë gjithë dhjetorit, kur po diskutohej paketa fiskale dhe projekt-buxheti, nuk denjoi të zhvillonte asnjë konsultim me sipërmarrjen. E injoroi sipërmarrjen, e ofendoi duke e akuzuar se ka paguar para nën dorë, prandaj po ia rrit taksat. Tani që e bëri fakt të kryer projekt-buxhetin, me një cinizëm të dyfishtë, mbledh sipërmarrës dhe u mban fjalime e monologje, pa harruar t’i ofendojë përsëri në mënyrën me të paskrupullt… PD-ja është gati të marrë përgjegjësitë e mbrojtjes dhe shpëtimit të vendit e demokracisë nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie.”
Jeni në gjendje të kuptoni nga ky fjalim se çfarë ëhstë ajo që ofron Lulzim Basha?

Comments
Cfare ofron Basha,cfare
<p> Cfare ofron Basha,cfare ofron?!! E gjeta !</p><p>Basha-arushi ofron kercime nen ritmin e defit qe i bie arixhofk Berisha !</p>
Asgjo mer nuk ofron, llafe
<p>Asgjo mer nuk ofron, llafe boshe si cdo politikan. </p><p>Po cudi qe fjalimet kilometrike te Rames prej sa e sa vjet e pa pike lidhje nuk i kane bere ndonjehere pershtypje Mucit, po te Basha ama nuk mbajti dot me pas 4 muajsh si kryetar. </p>
Add new comment