Humani nihil a me alienum puto

Dje në ‘Dita’ ish një shkrim i Viktor Malajt mbi pornografinë. I referohej një anketimi të bërë para ca kohësh, nga i cili rezultonte se gati gjysma e adoleshentëve shqiptarë shihnin materiale porno në internet. Dhe ish i tronditur nga kjo shifër, e nuk kuptonte pse ca të tjerë nuk janë po njësoj të tronditur. Mes ‘ca të tjerëve’ jam dhe unë që, me atë rast, bëra një shënim në rubrikën ‘Zulu’, ku thoja se “ka diçka të frikshme tek fëmijët që shohin porno çdo ditë, pasi kjo të jep idenë e një sjelljeje maniakale, e një makthi që, ashtu si të gjitha makthet, nuk premton një rritje e edukim të shëndetshëm”. Por po në të njëjtin shkrim, merresha dhe me gjysmën e adoleshentëve që pretendojnë se nuk kanë parë asnjëherë një material porno, dhe ngrija pyetjen: a është e shëndetshme kjo mungesë kërshërie dhe kjo drojë psiko-etike nga ana e këtyre fëmijëve në rrethanat, ku distanca që i ndan nga video porno është vetëm një ‘click’ larg?
Viktori është i sigurtë në ato që thotë, gjë që duket nga frazat që i ka të prera, të qarta, e që nuk pranojnë diskutim. Ndoshta ka ndonjë formim akademik (psikolog a sociolog, fjala vjen) që e bën të jetë më i informuar e më i ndriçuar lidhur me këtë argument, ndoshta është thelluar në këtë lëmë më shumë se të tjerët, e për këtë arsye i duhet vënë veshi. Ndërsa unë kam qenë shumë i pasigurtë në shënimin tim. Pyesja, nëse “është apo jo e shëndetshme mungesa e kërshërisë nga ana e fëmijëve që nuk kanë patur as tundimin më të vogël për të parë porno”, dhe nuk është se jepja një përgjigje. Përkundrazi, e kërkoja një përgjigje, e kërkoja nga ata që mund t’ma jepnin një përgjigje. Dhe Malaj e ka parë këtë si një ftesë për të. Dhe e ka thënë të vetën. Por më la të pakënaqur, ngaqë ka folur me vetësigurinë e atij që sapo ka dalë nga një audiencë me Atë, që është atje sipër. Nuk më duket se gjërat janë aq të qarta sa i bën ai.
Përveç kësaj, ndoshta nuk ka kuptuar thelbin e asaj që unë thoja; dhe këtë thelb të atij shënimi po ua risjell lexuesve sërish në formë pyetjeje: Duhet të shqetësohemi më shumë kur fëmijëve tanë u mungon kërshëria cognitive, apo kur ata bëjnë ndonjë harbim jo etik në jetën e tyre? Në përgjigje të kësaj pyetjeje, unë sillja një përvojë personale, duke lënë të nënkuptohej se isha i pasigurtë, nëse vërsnikëve të mij, dhe mua sigurisht, na ka bërë mirë a keq në pikëpamje etike e psikologjike fakti që nuk ishim të lejuar të shihnim seks apo trupa të lakuriqtë në TV apo në revista. Për një gjë jam i sigurtyë, amá: ne kishim kërshëri që të shihnim gjëra të tilla, dhe kur qëllonte që na binin në dorë, nuk e humbisnim rastin. Dhe i shijonim.
Me që ra fjala, s’e kam fare për gjë të them se mua edhe sot e kësaj dite më qëllon të shoh, në ndonjë prej momenteve të mija “të shthurura e rrugaçe”, ndonjë film porno. Dhe e di, pas kësaj do ketë disa njerëz që do më thonë se nuk do duhej ta thoja këtë gjë, se nuk është edukative ta thuash, por unë nuk jetoj me këtë shqetësim të tyrin. Unë nuk jam manual didaskalik. Homo sum, humani nihil a me alienum puto.
Dita
Comments
Une them se mungesa e

Une them se mungesa e kersherise per pornon apo seksualitetin eshte gjeja e fundit qe duhet te na shqetesoje, nuk e shoh ku e mbeshtet Nano tezen qe ne rinine e sotme ka mungese kersherie apo interesi per gjera te tilla. Tjeter gje per ndrydhjen apo trajtimin hipokrit qe kjo shoqeri u ben ketyre fenomeneve, por qe te shqetesohesh se mos shqiptaret jane popull "aseksual" eshte si te rrahesh uje ne havan. Ndersa per "rrefimin" e sinqerte te Nanos ne fund te shkrimit eshte per tu lavderuar, eshte nje ftese per te flakur tutje hipokrizine dhe pozat "ex-catedra" qe marrin shumica kur guxojne e flasin per gjera te tilla.

Te gjithe e teprojne nga

Te gjithe e teprojne nga pak,

Ose: te gjithe fshehin diçka: edhe Viktori edhe Mustafai edhe...une (se paku sepse nuk po shfaqem me emer!).

Problemi eshte tjeterkund: sapo perfundoi biseda e Mustafa Nanos me Ilir Meten dhe ... aty pashe qe Nano u ndje keq perballe "koraces se moluskut" te politikanit qe u ngjit e mbeti ne kreun e pushtetit pa u plotesuar si qenie qytetare...

A ke ndonje peng, ndonje gabim qe ke bere, ndonje ves...?, pyeti Nano.

Po kam, por nuk eshte vend ketu te them...!, ia priti Mega-Me te Meta.

Por sikur edhe ne total te flasim: Shqiperia sic eshte, per te cilen edhe Meta e shpreson tashme te dale prej Tranzicionit", nuk eshte "vetem e Berishes": eshte edhe e Nanos, e Majkos, e Rames, e presidenteve dhe kryeministarve, per te folur vetem per politikanet, dhe meqe ata e "volen" ata duhet edhe te ndjehen te penduar per sado-dicka, ta marre e mira ta marre!

Ilir Meta qenka ndryshuar! Ilir Meta qenka me i mire sot! Dhe do behete dhe me i mire neser!

Ne duhet te durojme e te presim dhe te vuajme nen Tranzicion, dhe perseri te presim qe Ilir Metet te behen gati, per te...mbetur ne kryet tone!!!

Mos thirr me ne studio kesi lloj njerezish qe vijne vetem per tu fshehur, Mustafa!

Ose provo t'ja thuash te tera, sic ia the Viktor Malajt, qe, ne fund te fundit nuk i bje me qafe kujt!

O Muco, Sic edhe e thua vete,

O Muco,

Sic edhe e thua vete, me shume se ke te drejte, ke shprehur nje opinion, doemos me pak mendjemadhesi skraparlliu. Mire do te ishte qe te mos lodheshe aq shume duke kerkuar e qemtuar ne latinisht: Homo sum, humani nihil a me alienum puto. Te pakten t'a kishe perkthyer per skrapallinjte e tjere. Kam pyetur 5 sysh dhe asnjeri nuk e kupton.

Z.Nano! Nuk e ndiej veten te

Z.Nano!

Nuk e ndiej veten te plotesuar per te shprehur nje mendim, per arsye se nuk e kam lexuar zotin Malaj.

E kerkova shkrimin e tij tek "Dita", por nuk e gjeta. Do ishte mire qe ju ta vinit shkrimin e Malajt te plote poshte replikes tuaj. Kjo nuk do ishte sa e dobishme per ne qe ndejkim kete faqe, aq edhe e ndershme per ju.

Add new comment