Enver Hoxha është në çdo kuptim pjesë e historisë sonë

Aparati fotografik ka kapur Edi Ramën më 29 nëntor, dhe në sfond duket pamja e Enver Hoxhës. Rama e kish nxjerrë në blogun e tij këtë foto, dhe afërmendsh nuk është se i ka shpëtuar ky “detaj”. Janë të gjitha gjasat që pikërisht për shkak të këtij detaji ta ketë zgjedhur atë foto. Ngaqë ka dashur të provokojë. Ose ngaqë ka dashur t’u përcjellë një sinjal mirëkuptimi atyre socialistëve të sotëm që s’u ka ikur ende nervi enverist i djeshëm. Ose …
Por nuk është se ka arsye të vrasësh mendjen shumë lidhur me këtë gjëagjëzë. Personalisht, më së shumti më ka tërhequr vëmendjen reagimi i shpërpjestimuar mediatik. PD-ja e dy B-ve ka pikasur një zemërim të madh popullor (ku është ky zemërim, vallë?) ndaj asaj fotoje, dhe u ka rënë borive të alarmit. Të tjerë kanë bërë shkrime. Të tjerë akoma kanë reaguar në rrjetet sociale.
Afërmendsh, të gjitha këto reagime janë legjiitime, sidomos kur mendon se mijra shqiptarë i kanë ende të freskëta plagët e vuajtjet që kanë pësuar prej regjimit të Hoxhës. Dhe qëndrimet e këtyre njerëzve janë gjëja më e kuptueshme në këtë mes. Por reagimet e njerëzve të tjerë, sidomos të atyre që rreken të analizojnë apo bëjnë vlerësime historiografike, nuk ka pse të ngrihen mbi ngasje emotive e nuk ka pse të jenë të natyrës histerike. Në këtë pikë të bën përshtypje krahasimi që këta i bëjnë Enver Hoxhës me Hitlerin, dhe këtu gjejnë motiv për të refuzuar deri dhe idenë për ta përmendur me emër Enver Hoxhën, apo për t’i ekspozuar fytyrën diku.
Tani, Hoxha ka qenë mizor dhe këtë s’e luan as topi, por krahasimi që i bëjnë me Hitlerin është qartazi i shqepët dhe i kërkuar. Figurat historike duhen varur në vjegën e një konteksti të caktuar për t’u parë mirë e mirë, e jo vetëm në vjegën e mizorisë së tyre. Ne nuk duhet të na dalë nga mendja se Enver Hoxha, me regjimin e tij, përbëjnë më shumë se 1/3 e historisë politike të shqiptarëve; dhe çfarë mbetet, dmth më pak se 2/3 e kësaj historie, nuk është se kontrastojnë në shkëlqim me 1/3. Përkundrazi, kjo histori është e njëjta halé, gjë që është parë edhe gjatë njëzet viteve të fundit, në harkun e të cilave kanë ndodhur hatara që s’kanë ndodhur gjatë sundimit komunist (fjala vjen, dhunimi i pashembullt e i pakthyeshëm i territorit dhe i natyrës). Prandaj mendoj, se tërbimi kundër Enver Hoxhës nuk na shkon shumë neve shqiptarëve. Enver Hoxhën ne e kemi nxjerrë nga rropullitë. Madje, nuk është fare çudi që të shumtit këtejpari, thellë-thellë, ta adhurojnë atë. E prandaj, ai ka për të qenë pjesë e historisë sonë. Ai e meriton të jetë pjesë e kësaj historie.
Dita
Comments
Me kujtohet nje fragment i

Me kujtohet nje fragment i nje libri qe ka shkruar disa vjet me pare Muc nanoja dhe botuar ne gazete. Ne ate liber nanoja tregonte me mburje se si, diten e vdekjes te Enver Hoxhes, apo me mire ne diten e vdekjes te diktatorit(sic shkruante nanoja) ai me disa shoke te ngushte ndodheshin ne MAPO-n e qytetit, ne vendin e vetem te Corovodes ku mblidheshin rinia e perparuar e Skraparit dhe aty, ky nanoja bente shakara me vdekjen e Enver Hoxhes. Kishin bere trimeri te madhe keta te rinj heroike skraparllinj(gjithnje sipas librt te tij).

Tani pyes shokun nano: cilin Mustafa te besojme: ate te dites kur vdiq Enver Hoxha, apo kete nanon e dates 5 Dhjetor 2013 qe shkrua se : "Enver Hoxha eshte ne cdo kupitm, pjese e hisorise tone"?

Po gjykon gabim z.Peco,ne

Po gjykon gabim z.Peco,ne shkrimin e M.Nanos.

Fakti qe M.Nano, si dhe gjithe rinija e asaj kohe nuk u deshperuan nga vdekja e diktatorit,perkundrazi,eshte me se normale. Gjithashtu fraza qe Enver Hoxha ,me te gjithe krimet e te keqijat qe ka bere ka per te qene pjese e historise sone,edhe kjo eshte nje e vertete e padiskutueshme.

Pra nuk ka asnje kunderthenie midis episodit te vdekjes se Enverit dhe shkrimit te sotem te Mustafa Nanos.rKshla

i konsideroj komunistet e

i konsideroj komunistet e paster e te ndershem si vellezer dhe i respektoj sepse kjo eshte bindja e tyre, por krimenele si enver hoxha dhe ata te tjere qe i lyen duart me gjakun e pafajshem te shqiptareve qoshin te mallkuar dhe patjeter do digjen ne ferr. ne shqiperi extremizmi i ish enveristave esht ne kulm dhe vazhdon(enveristat e PS urrejne Enveristat e PD) imagjino urrejtjen qe kane ata per ballistat & zogistat, ose ish klasen e pasur te permbysur nga diktatura.

Add new comment