vladimir orlic
Kreu i shërbimeve serbe: Goditëm rrjetin kroato-kosovar, por sfidat janë ende të mëdha
Autoritete serbe kanë përkujtuar me një ceremoni të veçantë 23 vjetorin e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë – BIA, që përkon edhe me 126 vjetorin e themelimit të paraardhëses së saj, Departamenti për Çështje Policore Konfidenciale. Në këtë ceremoni ka folur kreu i agjencisë, Vladimir Orliç në prani edhe të kryeparlamentares Ana Brnabiç që ka patur edhe cilësinë e përfaqësueses së presidentit Vuçiç. Fjala e Orlic ka interes sepse prezanton një tablo të aktualitetit të sigurisë rajonale që sa vjen e bëhet më e zymtë.
Vladimir Orliç, shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe
Vladimir Orliç do të jetë shefi i ri i shërbimeve sekrete serbe. Mediat serbe njoftojnë se ai është një zyrtar i Partisë Progresive Serbe të Aleksander Vuçiç dhe vendimi për emërimin e tij është marrë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ai ka qenë deputet për disa mandate dhe ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Parlamentit në vitet 2022-2024.
