skerdilajd zaimi
Mjafton që të bëjë punën, edhe pa punësuar Lulzim Bashën në qeveri
Pas kryeministrit polifonia e pushtetit ka nisur këngën e vet për bashkim. Bashkim me opozitën në emër të dashurisë dhe solidaritetit me shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti. Mentor Nazarko e ka nxjerrë nga xhepi këtë propozim duke arsyetuar se nuk ka asnjë mënyrë për të menaxhuar situatën e tanishme veçse duke u bashkuar:
Ta shohim propozimin e Francës për atë që është
Ka një zhurmë të madhe në mediat europiane sot për të ashtuquajturin propozim francez për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas informacioneve paraprake presidenca finlandeze nuk e ka pranuar, ndërkohë që zëra kritikë ka edhe nga Berlini. Sipas palës gjermane i lihet dorë të lirë vetos së një vendi në një proces që duhet të konsiderojë edhe aspektet gjeopolitike.
Zgjedhjet e 30 qershorit, Ilegjitime dhe të paligjshme. Çdo marrëveshje duhet të nisë që këtej
Kush sjell ndërmend qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe mediave të saj pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokalae të 30 qershorit do të mund të kujtojë se ato përqendroheshin në një pikë: Zgjedhjet ishin legjitime.
Opozitë pa NIPT
Mënyra sesi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndryshuar sjelljen dhe tonin e vet publik në raport me qeverinë Rama është dëshmi e fakti se kriza që ka prekur të paktën stabilitetin psikologjik të politikës, ka çuar në korruptimin e institucioneve kushtetuese në vend.
Opozita konstituohet vetëm përmes Zgjedhjeve, jo preferencave të Kryeministrit
Misioni i OSBE-ODIHR nuk ka mundur të japë një përgjigje të thjeshtë nëse zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin të lira dhe demokratike. Ambasadorja Glover u pyet konkretisht për këtë gjë, por i bishtnoi asaj duke u përgjigjur se një konstatim të tillë e jep raporti përfundimtar.
Zonja Glover nuk dinte se çfarë të thoshte edhe për sa i përket mospërputhjes së numrit të votave me numrin e votuesve në disa zona duke deklaruar se shpresonte në një hetim.
Kisha e rreme e "progresistëve"
Përpara me njerëzit e mirë të këtij vendi!
Me këtë mesazh thuhet se u është drejtuar dje pas seancës plenare kryeministri Edi Rama deputetëve të Partisë Socialiste që miratuan rezolutën kundër Presidentit të vendit.
Përpara drejt çfarë të ardhmeje? E bën këtë pyetje kryeministri? Cilët janë njerëzit e mirë të këtij vendi? Ata që votojnë PS-në, që mallkojnë Sali Berishën, që nuk reagojnë fare, nëpunësit e administrates? Padyshim që këta janë qytetarë të Shqipërisë, por një kryeministër qeveris të gjithë. Jo vetëm të mirët.
2017-a shpjegon frikën për zgjedhje pa opozitën
U bënë javë tashmë që opozita proteston, kurse pushteti po përpiqet të adaptohet. Vetëm këtë javë të fundit, kryeministri i vendit vendosi të ndryshojë taktikë për të kaluar nga kërcënimet për zbatim ligji që nuk e zbatoi kurrë, te ftesa për dialog.
Punë, shtet, mirëqenie - Jo. Ikje në masë - Po
Revista gjermane “Spiegel” i ka lënë hapësirë një profili të kreut të partisë më të madhe opozitare greke, Kyriakos Mitsotakis, të cilin e quan favorit potencial për të qenë lideri i ardhshëm i Greqisë.
Shumë vëzhgues besojnë se Mitsotakis është serioz në qëllimet e tij, por ata ngrenë dyshime nëse ai do të bëjë diçka më shumë se Tsipras në planin e reformave
thuhet në shkrim.
Berisha, Rama dhe mediat
Shqipëria, anëtare e korruptuar moralisht e NATO-s
Sot në Tiranë është organizuar një ceremoni me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO. Organizata në fjalë është me natyrë ushtarake dhe është krijesë e Europës Perëndimore, çka nënkupton se cilidoqoftë zotimi i shqiptarëve në të, zemra e saj qëndron tjetërkund. Një dekadë është kohë e mjaftueshme për të bërë një bilanc.