shba
Lllalla: Të keqen e kam nga Donald Lu
Adriatik Lllalla ka folur për herë të parë lidhur me vendimin e sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Rex Tillerson për ndalimin e hyrjes së ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë dhe familjes së tij në SHBA. Në një reagim për të përditshmen amerikane WSJ, Llalla mohoi akuzat për korrupsion, duke drejtuar gishtin drejtëpërdrejtë te ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
"Ai më ka fyer mua, familjen time dhe gjithë trupin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke denigruar ne publikisht dhe personalisht"- tha Llalla.
Ministri i Jashtëm turk: Me SHBA ose do të rregullohemi, ose do të prishemi tërësisht
Ministri i Jashtëm i Turqië, Mevlut Cavushoglu është shprehur se marrëdhëniet me SHBA-të janë në një pikë shumë kritike.
Lidhjet me SHBA kanë qenë në një pikë shumë kritike. Ato ose do të normalizohen, ose do të prishen tërësisht
BE merr masa për të mbrojtur firmat europiane nga sanksionet e SHBA ndaj Iranit
Çështja iraniane tensionon më tej marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA-së. Agjencia “Reuters” raporton se BE mund të vërë në lëvizje rregullore për mbrojtjen e firmave europiane që bëjnë biznes me Iranin, nëse SHBA tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015 dhe imponon sanksione ekstraterritoriale.
ShBA, fillojnë hetimet për kontratën e Rapiscanit në Shqipëri
Kompania amerikane OSIS, njoftoi të enjten se Komisioni i Shkëmbimit të Aksioneve në Bursë (SEC) ka filluar hetimet ndaj saj lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit që i ndalon ushtrimin e praktikave të biznesit duke korruptuar zyrtarë të huaj.
"The Economist": Pa rolin e Amerikës, bota shkon në luftë
Revista e njohur “The Economist” ia kushtonte edicionin print të datës 25 janar kursit konfliktual ku kanë hyrë fuqitë e mëdha të botës. Revista sjell në vëmendje konfliktet e kufizuara të 25 viteve të fundit dhe ato që ende vazhdojnë, si në Siri, Afganistan, Afrikën Qendrore dhe Irak, për të konkluduar se në botë ka zhvendosje thelbësore gjeopolitike të cilat e sfidojnë rrënjësht rolin e deritanishëm të SHBA.
SHBA planifikon ndërtimin e një rrjeti shtetëror 5G. Synimi: Përballja dhe frenimi i Kinës
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të shtetëzojë rrjetin e celularëve me synim mbrojtjen nga aktivitetet e Kinës.
"SHBA ka ndryshuar qëndrim për muxhahedinët iranianë"
Mbështetja e administratës Trump për muxhahedinët iranianë që strehohen në Shqipëri është e ndryshme nga ajo që kishte për ta administrate Obama. Të paktën këtë thotë ish-senatori amerikan i New Jersey-t, Robert Guy Torricelli, i cili në një intervistë për Tv Klan, ka deklaruar se “me administratën Obama mbështetja ishte humanitare, pra për shkak të frikës që kishin muxhahedinët nga pushtimi i Irakut, kurse tani, administrate Trump e ka më të afërt ideologjinë e vet për botën me muxhahedinët”.
SHBA duhet të marrin rol drejtues për Ballkanin
Janusz Bugajski, analist i njohur i çështjeve të sigurisë në Ballkan, ka bërë thirrje që SHBA të marrë në dorë drejtimin strategjik në Ballkan. Në një shkrim për Europe’s Edge, cituar nga disa media, Bugajski sugjeron ndërhyrjen e SHBA për të shmangur polarizimin politik dhe atë etnik që mund të ndezë konflikte të armatosura.
Rikthim në SHBA dhe 30 miliard dollarë në investime deri në vitin 2023 planifikon Apple
Presidenti amerikan Donald Trump nxitoi për të kapitalizuar investimet e ardhshme të Apple në Amerikë, por edhe pagesën e taksave të prapambetura prej 38 miliardë USD.
Gjigandi i teknologjisë së lartë tha se do të kanalizonte rreth 30 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në Shtetet e Bashkuara, duke synuar ndërtimin e centraleve të reja dhe krijimin e 20,000 vendeve të reja të punës.
Turqi-SHBA, në prag konflikti në Siri
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde. Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekrete. Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.