shba
“Pse nuk ikën nga BE?”
Në një takim të mbajtur në muajin prill në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi homologut të tij francez Emmanuelle Makron të tërhiqet nga Bashkimi Evropian dhe të firmosë një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. "Pse nuk ikën nga BE?", mësohet t’i ketë thënë Trump presidentit Makro, i cili u zgjodh në krye të Elizesë e me një program të qartë pro-evropian.
Përplasja në Mesdheun Lindor, SHBA tërhiqen nga Siria
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të forcojnë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe të thellojnë dialogun mes dy qeverive. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA në Athinë, Geoffry Pyatt duke prezantuar një raport mbi situatën në Mesdheun Lindor.
Greqia, shtoi ai, është një shtyllë e stabilitetit rajonal dhe për ta forcuar Shtetet e Bashkuara inkurajojnë marrëdhëniet trepalëshe që Athina po zhvillon me Qipron, Izraelin dhe Egjiptin.
Luftë për pushtet në Kishën Orthodhokse Greke të SHBA dhe në Patriarkanë
Kisha Orthodhokse greke, përfshirë Patriarkanën e Stambollit, ku ajo ka selinë qendrore kryesore, është përfshirë prej një muaji në një debat shumë të madh që ka të bëjë me disa teza të hedhura nga miliarderi greko amerikan, Efstathios(Stathios-Steve) Valiotis.
Video/Shqipëria në hartën e sulmeve kibernetike të Koresë së Veriut
TemaTv
Kina surprizon tregjet e naftës, tarifa për importet nga SHBA
Pekini kapi në befasi tregjet ndërkombëtar të naftës, duke kërcënuar me vendosjen e tarifave për produketet eneregjetike bruto që importon nga SHBA si nafta, gazin natyror, edhe pse Kina renditet e para në listën e vendeve importuese të naftës amerikane. Për analistët një vendim i tillë do të jetë me pasoja për tregjet ndërkombëtare.
Çarmatoset Koreja e Veriut
Samiti mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut është bërë realitet duke shkruar një moment historic dhe kapërcyer dyshimet e momentit të fundit që e vunë në pikëpyetje atë. Mediat kanë përcjellë momentet e takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong-un në Singapor, në hotelin “Capella” në Sentosa.
Sondazhi, një në 10 persona kontrollojnë celularin gjatë marrëdhënieve seksuale
Një sondazh i raportuar nga mediat në ShBA evidenton më së miri karakterin invadues të teknologjisë mbi zakonet tona, e tanimë edhe në procese veçanërisht intime si marrëdhëniet seksuale. Sipas sondazhit të kryer nga SureCall, një në çdo 10 persona nga 1000 të pyetur shohin celularin gjatë kohës që janë duke kryer marrëdhënie seksuale.
Mediat serbe: SHBA hyn në dialogun Serbi-Kosovë. Mogherini jashtë loje...
Mediat serbe, por mesa duket edhe politika aty, po komplikojnë përditë e më shumë ecurinë e dialogut me Kosovën duke mbajtur nën presion informative me lajme që paralajmërojnë tensione. Në krye të diskutimit qëndron gazeta Vecernje Novosti, e cila citon shpesh burime diplomatike të nivelit të lartë.
Së pari, dje u njoftua me të madhe se tri fuqi kryesore europiane po nxisin dialogun dhe kërkojnë intensifikimin e tij, ndonëse pak ditë më parë, “Prishtina deklaronte se nuk do të dërgonte përfaqësues në Brukesl për të vijuar dialogun”.
Kërkesa e Shqipërisë për baza të SHBA, jashtë rrezes së strategjisë amerikane
Thelbi i politikës së jashtme amerikane në Europë është afirmimi dhe rigjallërimi i Perëndimit. Si institucione, por edhe si frymë dhe ndikim. Ndihmës Sekretari merikan për Europën dhe Eurazinë, Wes Mitchell ka sqaruar gjatë një fjalë në Heritage Foundation se SHBA po rikonsideron strategjinë e saj të sigurisë, duke lëvizur nga pozicioni i mbajtur që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
SHBA kërkon dislokimin e sistemit mbrojtës THAAD në Gjermani
SHBA kërkon dislokimin e sistemit të mbrojtjes raketore të lartësive të mëdha, THAAD, në Gjermani. Agjencia “Reuters” shkruan se propozimi është bërë nga pala amerikane dhe pritet të tensionojë edhe më tej marrëdhëniet me Rusinë.
