shba
Njohja e genocidit armen nga SHBA, Turqia: Nuk marrim leksione për historinë tonë nga askush
Turqia ka reaguar zyrtarisht për aktin e njohjes së genocidit armen nga SHBA. Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu ka shkruar në tuiter se:
Fjalët nuk mund ta ndryshojnë historinë. Ne nuk do të marrim leksione për historinë nga askush
Po kështu, Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin amerikan në Ankara, David Stterfiled për të shprehur pakënaqësinë e vet për aktin e presidentit Biden, që sipas palës turke:
ka shkaktuar një plagë në marrëdhëniet mes të dyja vendeve që është e vështirë të riparohet
Mediat saudite: SHBA drejt shpalljes së Libanit "shtet i dështuar dhe i paralizuar"
Media arabe po njoftojnë se SHBA do të shpallë së shpejti Libanin një shtet të paralizuar dhe të dështuar. Lajmi jepet fillimisht nga kanali televiziv saudit, Al Hadath, që citon burime diplomatike.
Administrata Biden do të negociojë me një qeveri të formuar nga libanezët e cila nuk përfshin Hezbollahun
citon media në fjalë burimet e veta.
SHBA drejt njohjes së genocidit armen
Mediat e ndryshme në Perëndim po paralajmërojnë njohjen nga SHBA të genocidit armen, që është një ngjarje e zhdukjes së masë të armenëve në vitin 1915 nën Perandorinë Osmane. Akti në fjalë kundërshtohet nga Turqia e sotme që nuk e njeh dhe pranon termin genocid pasi ka interpretime të tjera historiografike për shpjegimin e tij.
Amerika bëhet gati për ujë me orar
Rënia në minimumin historik e nivelit të liqeneve artificiale që furnizojnë miliona amerikanë mund t’i bëjë këta të fundit të përballen me ujin me orar. Banorët që mund të preken të parët nga kjo janë ata të Arizonës dhe Nevadës.
Liqeni Powell dhe Liqeni Mead kanë pësuar rënie të nivelit të ujit për shkak të ndryshimit të klimës.
Si pasojë e kësaj, më pak sasi bore përfundon në lumenj dhe degët e tij dhe temperaturat më të larta nxisin tharjen e tokës dhe bëjnë që më shumë ujë të avullojë.
SHBA, sanksione të reja Rusisë
Administrata Biden pritet të shpallë sot një sërë sanksionesh kundër individëve dhe subjekteve ruse, si dhe dëbimim e disa diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara. Masa vjen në përgjigje të ndërhyrjeve të zgjedhjeve dhe sulmit kibernetik SolarËinds.
Ukraina nxirret në pazar
Tensioni në kufirin ruso-ukriainas ka kapërcyer fazën e nxehjes teksa përfaqësues të pushtetit, apo pranë pushtetit në Moskë kanë nisur të flasin për luftë me SHBA. Dje mediat citonin disa deklarata të Margarita Simonyan, drejtuese e mediave shtetërore ruse, RT dhe Sputnik, e cila shprehej se konflikti do të shpërthente në momentin kur Rusia do të niste lëvizjet për kapjen e territorit ukrainas. Sipas saj përplasja me SHBA është e pashmangshme në kursin e tanishëm të ngjarjeve në Ukrainë. Simonyan nuk është e vetmja që artikulon teza apo interpretime të tilla.
SHBA, Biden cakton të parën femër si sekretare për Ushtrinë
Presidenti amerikan, Joe Biden ka caktuar Christinë Wormuth në detyrën e sekretarit për Ushtrinë, funksion që inkuadrohet brenda Departamentit të Mbrojtjes. Sipas raportimeve mediatike, nëse kandidatja në fjalë, që më herët ka shërbyer si zyrtare e lartë e politikave në Pentagon në fund të mandatit të Barack Obamës, merr miratimin e Senatit, do të jetë femra e parë në këtë pozicion.
SHBA dhe Irani, progres drejt rikthimit në marrëveshjen bërthamore
SHBA dhe Irani duket se janë pranë rikthimit në marrëveshjen bërthamore. Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) është marrëveshja e nënshkruar mes palëve gjatë mandatit të presidentit Barack Obama, por SHBA u tërhoq prej saj pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të presidentit Donald Trump. Me ndërrimin e administratës amerikane, duket se një rikthim te marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt. Konfirmimi i fundit vjen nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në oranizatat ndërkombëtare me bazë në Vjenë, Mikhail Ulyanov.
Në hapësirë mbeten aleatë
Moska dhe Uashingoni kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e bashkëpunimit në hapësirë, gjë që lejon kozmonautët rusë dhe astronautët amerikanë të eksplorojnë së bashku hapësirën.
Të shtunën, kryeministri rus Mikhail Mishustin miratoi propozimet, duke zgjatur marrëveshjen deri në fund të vitit 2030. Sipas një zyrtari, marrëveshja parashikon "kërkimin dhe përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore" për pjesën më të mirë të dekadës së ardhshme.
Sinjale pozitive për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore
SHBA dhe Irani do të punojnë për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore. Një takim i planifikuar për të martën e javës tjetër në Vjenë mund të bëhet pika fillestare nga ku nis një kthesë e tillë. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara do të jenë të pranishëm por nuk do të takohen drejtpërdrejt me iranianët kur palët që janë pjesë e marrëveshjes bërthamore të takohen javën e ardhshme.
