shba
Lë Shtëpinë e Bardhë "presidenti që nuk bëri luftë"
Donald Trump ka lënë sot Shtëpinë e Bardhë. Në përputhje me protokollin dhe qetësisht. Njeriu që është prej disa javësh në qendër të vëmendjes botërore ka dalë nga zyrat e pushtetit, pasi mori spektaklin e fundit të tij me një mësymje në Kongres. Presidenca e Biden nis kështu me një patericë, me një demokraci invalide dhe një Amerikë që mund të shpresojë se nuk do të përjetojë më uraganin politik të Trump, por që nuk mund të besojë se do të rikthehet aty ku ishte.
Sondazhi/ Qasja e europianëve ndaj SHBA reflekton problemet e vetë BE-së
Tridhjetë e dy për qind e evropianëve thonë se pas zgjedhjes së presidentit Donald Trump në 2016, amerikanëve nuk mund t’u zihet më besë, sipas një sondazhi të ri.
Megjithatë, opinioni ndryshon nga shteti në shtet. Në sondazh, gjermanët kanë rezultuar më mosbesues ndaj amerikanëve: 53 për qind e të anketuarve thanë se ishin dakord se nuk mund t’i besohet Amerikës pas Trump-it.
SHBA fut sërish Kubën në listën e vendeve që financojnë terrorizmin
Administrata Trump ka ripërkufizuar Kubën si një vend që financon terrorizmin. Vendimi është njoftuar nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo duke arsyetuar se Kuba strehon persona të kërkuar nga SHBA si dhe mbështet kreun venezuelian, Nicolas Maduro.
Vendimi zhbën një akt të adminstratës Obama që mendonte të përmirësonte marrëdhëniet me fqinjin e vështirë jugor.
Biden zgjedh William Burns për drejtor të CIA-s
William Burns pritet të jetë drejtori i ri i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në SHBA. Media të ndryshme raportojnë se Burns, një diplomat i vjetër, është zgjedhur nga presidenti i ri amerikan, Joe Biden për të drejtuar CIA-n. Ambasador në Rusi, më tej negociator për Iranian në administratën e Barack Obamës, sot Burns drejton një qendër studimore ndërkombëtare, Carnegie.
Z. Burns ndan besimin tim të thellë se shërbimet inteligjente duhet të jenë apolitike si nën presidentët demokratë, ashtu edhe republikanë
Amerika e ndarë përtej emrit të Trump
Goditja e orkestruar nga Donald Trump ndaj Capitol Hill, pra ndaj një rezultati elektoral të certifikuar nga insititucionet, ka kapur në befasi Perëndimin, vetëbesimi i të cilit në vlerat e veta ka krijuar përshtypjen se e Mira e kësaj bote është strehuar përfundimisht aty. Në një seri daljesh publike, kongresmenë dhe senatorë, përfshi edhe njerëz të njohur kanë folur për një sulm ndaj demokracisë, duke përkufizuar kështu një ndarje të re artificiale mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre që e kanë gabim.
Kongresi amerikan rinis punimet. Pence: Dhuna nuk fiton asnjëherë
Kongresi amerikan ka nisur sërish punën pas akteve të dhunshme që shoqëruan pasditen e djeshme në Uashington.
Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje në tuiter që protestuesit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës, por pasi është akuzuar se ka nxitur aktet e dhunës për ditë me radhe. Statusi i tij është shoqëruar me mijëra shpërndarje dhe mbi 350 mijë komente.
Parashikimi: Irani nis goditjet ushtarake ndaj objektivave amerikane më 19 janar
Një ish-kolonel i shërbimit sekret të ushtrisë izraelite, Dr.
Skema Ponzi e Robert Allen Stanford, Zvicra pranon kthimin e 150 mln$ në SHBA
Ministria zvicerane e Drejtësisë njofton kthimin SHBA-ve të 150 milionë dollarë të bllokuara në llogari bankare të ish-financierit amerikan Robert Allen Stanford. Ky i fundit është dënuar me 110 vjet burg për mashtrim dhe sipas palës zvicerane dënimi i tij permanent bëri të mundur çlirimin e fondeve drejt SHBA, ku deri më tani janë transferuar 50 milionë dollarë.
Vaksinimi i anëtarëve të Kongresit para stafit mjekësor krijon konfuzion në SHBA
Qëkur anëtarëve të Kongresit u është ofruar vaksina, në SHBA është hapur debati nëse nëse politikanët e meritojnë injeksionin para zgjedhësve të tyre, veçanërisht mjekëve dhe infermierëve që janë në vijën e parë të frontit.
Vaksina u vu në dipozicion të Kongresit rreth një javë para Krishtlindjes, pasi Këshilli i Sigurimit Kombëtar njoftoi që Kongresit do t'i jepen doza të vaksinës për të mbrojtur "vazhdimësinë e operacioneve qeveritare".
Shembja e një simboli (VIDEO)
Tre shtyllat masive prej betoni, kujtimet e fundit vizuale të termocentralit të mbyllur në Arizona, janë shembur. Një grumbull i madh njerëzish ndoqi nga largësia shkatërrimin përfundimtar të impiantit me qymyr. Impianti i mbylli dyert vitin e kaluar pasi gazi natyror u bë një alternativë më efikase dhe ekonomike sesa energjia elektrike.