serbia

Vuçiç ndërron me 180 gradë: Mirënjohës BE-së për ndihmën. Destinacioni ynë është Europa

Postuar në 24 Prill, 2020 16:34

Serbia është jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Bashkimit Europian për ndihmën financiare dhe çdo lloj tjetër solidariteti, jo vetëm për luftën ndaj koronabirusit, por gjithashtu në periudhën kur luftonim kundër përmbytjeve dhe pastaj CoVid-19

Këto janë fjalë të presidentit serb, Aleksander Vuçiç pas një takimi me ambasadorë të BE-së. Jo vetëm kaq, por Vuçiç ka shtuar se Serbia i ka ofruar asistencë edhe BE-së. 

Pandemia, java e tetë e karantinës mund të sinjalizojë fundin

Postuar në 21 Prill, 2020 19:41

Ka një debat thuajse global për fundin e kësaj pandemie. Një pjesë e madhe e shkencëtarëve thonë se garancia e vetme që të kthehemi në normalitet është vaksina, por ajo do të dojë kohë deri sa të realizohet. Aktualisht janë tri vaksina në testim nga të cilat ka më shumë shpresë, ndërkohë që thuajse të gjitha vendet e prekura po shtojnë stokun e respiratorëve dhe numrin e shtretërve. Në thelb po ndërtohen ngado spitale të posaçme kundër CoVid-19.

Gjermania dhe Franca: Mosmarrëveshja Serbi-Kosovë, çështje e sigurisë europiane

Postuar në 25 Mars, 2020 14:46

Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se me kalimin e krizës së pandemisë do të organizojnë në Paris një samit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me praninë e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.

Eksperiment i dështuar i Europës në Ballkan

Postuar në 01 Mars, 2020 17:58

Serbia i drejtohet së shpejti zgjedhjeve të përgjithshme të cilat po vihen në pikëpyetje nga bojktoi i opozitës.

Politikë me Amerikën në krah, jo politikë amerikane

Postuar në 27 Shkurt, 2020 22:04

Albin Kurti ka njoftuar se nga data 15 mars do të heqë në mënyrë të kushtëzuar tarifën për mallrat serbe. Ka rëndësi të theksohet kushtëzimi, pasi në deklarimin e vet Kryeministri i Kosovës bëri me dije se nëse Serbia nuk reagon proporcionalisht, tarifa do të rikthehet. 

Mund të mos jesh dakord me këtë qëndrim, por ai është njoftuar nga z. Kurti që pa ardhur në pushtet duke premtuar reciprocitetin. 
Në Kosovë po luajnë politikisht kundër këtij akti, kurse në Tiranë loja është më tinzare. 

Akomodues i interesave serbe

Postuar në 26 Shkurt, 2020 22:20

Kryeministri Edi Rama ka folur në Real-Story për akuzën që bëhet se ai favorizoi ndarjen e Kosovës. Duke akuzuar një segment të politikës dhe medias se kanë helmuar opinionin me një gjë të paqenë, z. Rama argumentoi se ndarja e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë pjesë e axhendës së tij. Mirëpo ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë që ndër të tjera ka gjetur shembullin e gabuar për të mbrojtur veten: 

Mini-minishengeni

Postuar në 25 Shkurt, 2020 10:31

 

Po shqiptarët çfarë fitojnë me ndarjen?

Postuar në 22 Shkurt, 2020 12:49

Opinion i analistit Veton Surroi për deklarimin e kreut të ri të Politikës së Jashtme të BE-së Borrell vë në dukje aspektin themelor të idesë së ndarjes së Kosovës, që një herë shitet si korrigjim kufijsh, një herë si delimitimim, pastaj si shkëmbim territori e në fund si ndarje.

Borrell ka pyetur si i bëhet që Serbia të fitojë diçka? Sepse në fund të fundit çdo kompromis duhet të kënaqë të dyja palët. 

Si i bëhet që Serbia të fitojë diçka?*

Postuar në 22 Shkurt, 2020 12:32

 

Të dërguar specialë që thonë se nuk bëjnë asgjë

Postuar në 19 Shkurt, 2020 11:21

I Dërguari Special i presidentit Trump për Dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka hedhur poshtë zërat se SHBA mbështet shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai e ka quajtur lajmin e publikuar nga faqja EuObserver si lajm të rremë duke nënvizuar përmes një statusi në Tuiter se:

unë jam për atë që palët bien dakord. Unë jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo politikën

Pages

Subscribe to RSS - serbia