serbia

Në Serbi protestohet kundër karantinimit

Postuar në 08 Korrik, 2020 12:23

Serbët kanë dalë dje në rrugët e Beogradit pasi presidenti Aleksander Vuçiç njoftoi se masat kufizuese dhe karantinimi i fundjavës do të rikthehen. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, nga përplasjet ka patur të lënduar, 17 protestues dhe 43 policë.

Destinacioni i protestës ka qenë parlamenti dhe RTS, televizioni publik që akuzohet se raporton përherë në favor të qeverisë. Sipas zëdhënësve të qeverisë serbe, protesta nuk përjashtohet të ketë patur si synim rrëzimin e saj, mirëpo lidhur me këtë do të duhet një hetim.

Hoti mban një derë hapur me BE-në: Nuk ka dallim mes SHBA dhe Europës

Postuar në 05 Korrik, 2020 14:41

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë sot një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle përmes së cilës ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën e dialogut me Serbinë. Në dallim nga presidenti Hashim Thaçi, që u pozicionua thuajse hapur kundër Europës në procesin me Serbinë, Hoti ka një qasje më të ekuilibruar.

Mediat në Kosovë: Datë e re për takimin e dialogut me Serbinë

Postuar në 02 Korrik, 2020 11:35

Gazeta e Kosovës, “Koha Ditore” shkruan sot se emisari i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, pritet të caktojë një datë të re për takimin mes përfaqësuesve serbë dhe atyre shqiptarë. Gazeta referon burime diplomatike dhe shton se takimi do të bëhet pavarësisht se Hashim Thaçi tanimë është praktikisht jashtë procesit. 

Opinionisti Minxhozi: Edi Rama, eminenca gri e paqes me serbët. Ishte pro idesë së shkëmbimit të territoreve

Postuar në 30 Qershor, 2020 21:26

Skënder Minxhozi, një opinionist i pavarur që është njohës i mirë i zhvillimeve të së majtës shqiptare dhe politikës së jashtme, shkruan sot rreth vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë. Sipas Minxhozit, Rama është një  “protagonist i vjetër i rregullimit final mes serbëve e shqiptarëve”. 

Vuçiç: Serbia, anëtare e BE-së në vitin 2026

Postuar në 26 Qershor, 2020 14:50

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar nga Brukseli ku ndodhet për një vizitë se vendi i tij do të jetë anëtar i Bashkimit Europian në vitin 2026.

Jam i bindur se po hyjmë me optimizëm në një fazë të re marrëdhëniesh me Bashkimin Europian. Besoj se do t’i pëfundojmë negociatat me BE-në nga fundi i mandatit të qeverisë së re që do të thotë se është realiste të besoshet se ne do të jemi shtet anëtar i BE-së në vitin 2026. Ky është opinioni im, shpresa ime

tha Vuçiç.

Kryeministri Hoti: Dialogun me Serbinë e udhëheq unë. Nuk ka marrëveshje që prek territorin

Postuar në 05 Qershor, 2020 20:57

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar në një intervistë për Zërin e Amerikës se do të merren të gjitha masat që të lehtësohet dialogu me Serbinë. Por siç tha ai nuk do të ketë asnjë marrëveshje që parashikoj shkëmbim territori, apo prekje të integritetit territorial të Kosovës. 

I pyetur për udhëheqjen e dialogut, Hoti ka deklaruar në mënyrë të qartë se atë e drejton Ai dhe qeveria.

Për Ballkanin mjafton ideja e demokracisë

Postuar në 05 Qershor, 2020 14:12

Loja me demokraci e delegacionit të Bashkimit Europian po përsëritet në Serbi me të njëjtin regjistër retorik. Opozita serbe ka lënë të kuptohet për bojkotim të zgjedhjeve, por Aleksander Vuçiç ka thirrur në ndihmë Europën dhe standardet e saj. Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi ka deklaruar se bojkoti i zgjedhjeve nuk është një ide e mirë.

Zgjedhjet janë një test i rëndësishëm për demokracinë dhe politikanët duhet të prezantojnë platformat e tyre dhe të diskutojnë vizionet për të ardhmen

Ambasadori i Rusisë në Serbi: Rezoluta 1244 mund të amendohet

Postuar në 28 Maj, 2020 23:16

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar së fundmi për agjencinë "Sputnik", se Rezoluta 1244 e OKB-së me të cilën përkufizohet statusi ndërkombëtar i Kosovës që nga viti 1999, mund të amendohet. Ai ka nënvizuar se Rusia e respekton këtë rezolutë, se ajo njeh sovranitetin e Serbisë dhe se asnjë zgjidhje për Kosovën nuk duhet imponuar nga jashtë. 

Vuçiç: Në Malin e Zi po synohet dëbimi i plotë i serbëve brenda 10 vjetëve

Postuar në 20 Maj, 2020 11:19

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic mendon se në Mal të Zi po vihet në skenë një spastrim etnik që konsiston në largimin nga vendi të të gjithë serbëve brenda 10 vjetëve.

Qëllimi është që populli serb të zhduket nga Mali i Zi në një dekadë

tha ai gjatë një takimi me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Sipas tij themelimi i kishave të reja nuk ka mbështetje sidomos kur ato frymëzohen si akte nga politikanët.

Protesta në Mal të Zi pas arrestimit të peshkopit serb, Joanikije

Postuar në 13 Maj, 2020 21:08

Disa dhjetëra qytetarë nga Andrijevica në Malin e Zi kanë bllokuar qytetin e Slatinës në shenjë proteste ndaj arrestimit të peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, që drejton dioqezën e Budimlje-Nikshiqit. 

Siç raportojnë mediat serbe rezidentët kanë bllokuar rrugën Berane-Andrijevica-Plavë që nga ora 11 e paradites së sotme duke përdour makina dhe motorrë. 

Pages

Subscribe to RSS - serbia