rusia
Serbia larg NATO-s/Merr pjesë në operacionet humanitare në Siri të iniciuara nga Rusia
Serbia është bërë pjesë e operacioneve humanitare të ndërmarra nga Rusia në Siri. Lajmi është bërë ditur nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”, sipas së cilës Serbia dhe krahas saj edhe Kina, kanë ofruar mbështetje përmes ministrive të tyre të Mbrojtjes. Ndihma po jepet për popullsinë e Halepit, ku së fundmi u zhvillua një betejë e ashpër mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele. Rusia dhe SHBA janë përfshirë në një garë për ndikim në Siri, ndërkohë që lidhur me ndihmën humanitare, Moska zyrtare ftesën ia ka drejtuar formalisht edhe Washingtonit.
Një korridor që synon të shmangë Kanalin e Suezit
Media iraniane “PressTv” raporton për një projekt të madh infrastrukturtor mes Rusisë, Iranit dhe Indisë, që synon të anashkalojë dhe shkurtojë drejtimin e Suezit. Korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug, diskutimet për të cilin do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit të hënën, synon të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Kaukazin, Azinë Qendrore dhe Europën duke ulur kostot e trafikut aktual.
Tensione në Ballkan/Zagrebi i shqetësuar për stërvitjen serbo-ruse “Vëllazëria sllave 2016”
Marrëdhnëiet serbo-kroate janë acaruar shumë së fundmi, aq sa nuk po mungojnë as terma që kujtojnë luftën. Përveç çështjes “Stepinac”, që është de facto revizionim i të shkuarës naziste të Kroacisë, së fundmi disa deklarata të Presidentes kroate, Kitaroviç, sipas së cilës operacioni “Stuhia” në vitin 1995, ishte etikisht i pastër dhe i shkëlqyer, kanë provokuar edhe më shumë gjakrat.
“Direktivë” nga Perëndimi: Rusia në Ballkan, shqetësim
Ballkani kthehet sërish në arenë përplasjesh për ndikim mes Perëndimit dhe Rusisë. Ndonëse prej vitesh në përpjekje për anëtarësim në BE, ndonëse NATO ka prezencë të shtuar në rajonin tonë, diçka po kthen erërat së fundmi. Në një vizitë të këtyre ditëve të presidentit rus Vladimir Putin në Slloveni, u vu theksi te nevoja për të edukuar brezin e ri me kujtimet e Luftës së Dytë Botërore, një mesazh ky i qartë për ndryshimet që po ndodhin në Kroaci dhe ndaj rritjes së peshës së Gjermanisë në Ballkan.
A po ndryshon politika e jashtme e Turqisë?
Grushti i Shtetit në Turqi ka prodhuar pasoja reale edhe në politikën e jashtme të Ankarasë. Vetëm tri ditë pas përpjekjes për të ndryshuar pushtetin me dhunë, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka ndërmarrë hapin e parë që dëshmon zhvendosjen e politikës turke në raport me një krizë serioze si ajo e Sirisë. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” raporton se të hënën, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian, Hasan Rouhani, i cili nga ana e vet “ka vlerësuar pjekurinë e popullit turk që dëshmoi se taktikat dorës së fortë nuk kanë vend në rajonin tonë”.
Thirrje për dialog. Gorbachev: “Lufta e ardhme do të jetë e fundit”
Nëse konflikti mes Perëndimit dhe Rusisë përshkallëzohet drejt një lufte, atëherë ajo do të jetë lufta e fundit. Kështu ka deklaruar ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev në një intervistë për radio “Echo Moskvy”, përmes së cilës ka vlerësuar se vendimet e fundit të NATO-s janë dritëshkurtra dhe të rrezikshme. “Hapa të tillë çojnë në tension dhe thyerje. Europa po ndahet, bota po ndahet. Ky është një shteg i gabuar për komunitetin botëror. Ka shumë kriza globale dhe individuale saqë të mund të braktiset bashkëpunimi.
Rusia do të publikojë listën e të gjithë objekteve që orbitojnë Tokën, përfshirë satelitët ushtarakë
Rusia planifikon të publikojë një katalog të objekteve që orbitojnë apo janë afër Tokës. Ky katalog do të përfshijë edhe satelitët ushtarakë amerikanë, çka pritet të japë një tjetëë perspektivë mbi atë që ndodh rreth nesh. Lajmi është bërë i ditur nga Viktor Shilin, kreu i delegacionit rus në sesionin e 59-të të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës së Jashtme në OKB. Ai i ka deklaruar gazetës “Izvestia” se Rusia synon të krijojë një platformë analoge me NORAD në SHBA.
Ambasadori rus në Tiranë: “Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd”
Ndonëse Shqipëria ka ngritur me forcë rrezikun rus në Ballkan, përfaqësia diplomatike e Moskës në Tiranë, e ka anashkaluar këtë poitikë, duke kërkuar të evidentojë vetëm anët pozitive. Në një pritje që ambasada e Rusisë zhvilloi me rastin e Ditës së Rusisë, ambasadori Aleksandër Karpushin theksoi ndër të tjera dashamirësinë e njerëzve të thjeshtë të Shqipërisë ndaj vendit të tij, si refleks edhe i marrëdhënieve të ngrohta sovjeto-shqiptare.
NATO: Dislokim i njësive në nivel batalioni në Lindje të Europës, si kundërpërgjigje ndaj Rusisë
NATO do të dërgojë trupa në nivelin e batalionit për të përforcuar sigurinë e anëtarëve të saj në Europën Lindore. Këtë ide e ka rikonfirmuar sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për revistën gjermane “Der Spiegel”. Stoltenberg e cilëson NATO-n, si aleancën më të suksesshme në histori, e cila ia ka dalë sipas tij të parandalojë disa luftëra. Edhe stërvitjet e fundit të zhvilluar në Lindje të Europës kanë përcjellë një sinjal të qartë ndaj “një Rusie përherë e me më shumë besim në vete”.
Rumania dhe Polonia brenda rrezes raketore ruse, kërcënojnë sigurinë e Moskës
Moska akuzon SHBA-të se kanë refuzuar t’u përgjigjen sugjerimeve të Rusisë për të diskutuar mbi programin e mbrojtjes raketore të promovuar nga Uashingtoni. Deklaratat janë bërë nga zëvendës ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov, i cili e përshkroi nismën SHBA si "shumë e rrezikshme".
Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë muajin e kaluar se do të jenë brenda rrezes së raketave ruse, sepse në territorin e tyre kanë zhvilluar sistemet amerikanë të mbrojtjes antiraketë, të cilën Moska e sheh si një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë .