rama
Drejt Europës vetëm si kope votimi e këtyre
Siç mund të pritej opozita aksidentale parlamentare është çarë. Deputetë të saj kanë pranuar të votojnë reformën zgjedhore sipas marrëveshjes PS-PD-LSI. Nëse do të pyesë kush cilët janë këta deputetë, do të mendonim se kemi të bëjmë me ndonjë kuriozitet të dikujt që po zgjidh fjalëkryqet e Kadri Vokopolës në ndonjë lokal.
Çfarë nuk bëri për këtë foto/takim me Berishën Lideri i Ballkanit!
Gjatë një interviste në emisionin “Rubikon”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i pëlqen të bëjë europianin e fundit në Ballkan, ka rrëfyer këtë gjoja historiçkëz:
Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hy unë me Hashimin [Thaçin] dhe gjendem përballë.
Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment.
Këta nuk kanë vrarë, po ftesa nga një Gjykatë Ndërkombëtare Antikorrupsion do t'u vinte vallë?
Hashim Thaçi është i pafajshëm, lufta është e lavdishme.
Haradinaj është i pafajshëm, lufta ishte e lavdishme.
Fatmir Limaj është i pafajshëm, lufta ishte e lavdishme.
Nuk ndodh kjo vetëm në Kosovë. Në Maqedoni, Ali Ahmeti deklaroi se ka rrëzuar Perandori. E kishte fjalën për Jugosllavinë. Z. Ahmeti nuk i ka shkuar ndonjë ftesë, edhe sepse në Maqedoni pati qitje sporadike në një kuptim metaforik.
KLSh-në për Dvoranin
Arben Shehu është kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kandidatura formalisht ka ardhur nga Ilir Meta dhe kaq ka mjaftuar që besnikët e vijës së ashpër në PS të shohin këtu një dorëzim para presidentit.
Në fakt, për aq sa dihet, Shehu është një socialist, ose më saktë një i afërt shumë me PS-në. dhe për aq sa kuptohet mbi atë që dihet, kandidatura e tij përkon me lëshimin që PS-ja i bër Dvoranit. Pra kokë më kokë. Kjo zakonsisht quhet politikë. Në Shqipëri e quajnë kurs reformash. Por ka të tjerë që e quajnë dorëzim.
Mos t'i biem në qafë. PD-ja do të hyjë në Parlament, nuk do të fitojë zgjedhjet
Sot përfaqësuesi i PD-së në punët zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka dalë në media të sqarojë miletin se çfarë pune të shkëlqyer ka bërë për reformën, sesi partia e tij ia kapi kokën me derë shumicës dhe e detyroi që të pranonte disa kërkesa që sigurojnë zgjedhje të mira. Thotë ndër të tjera zotëria:
7 vjet që ja hedh Berishës dhe Metës, ka ShBA “me vete” dhe sërish nuk e mbyll dot reformën në drejtësi
Sot media të ndryshme kanë interpretuar zhvillimet e fundit përmes optikës së një manovre të kryeministrit përmes së cilës ai ka nxjerrë bllof synimet e presidentit Ilir Meta për paqe me shumicën. Në themel qëndron reforma në drejtësi dhe opsionet e deformimit apo frenimit të saj dhe këtu Rama, sipas këtyre interepretimeve, i ka qëndruar angazhimit të vet për vazhdimin e saj. Kjo është politikë proamerikane.
Një gjest dialektik
Shumëkush e ka ndjekur episodin e fundit të “Real Story”, titulluar: Një kryeministër i pandehur.
Skenografia e këtij emisioni ishte një truk propagandistik për të rehabilituar kryeministrin Rama në formën djallëzore të ushtrimit prej tij të të drejtës së fjalës.
Vendosja e diskutuesve ishte e përmbysur: kryeministri në sallën bosh të TOB, në rolin e një spektatori, pra të popullit, dhe në podium-skenë tre gazetarë.
Një politikë që i flet vetëm Vetes
Me kë e ka ambasadorja amerikane Yuri Kim? Kujt i drejetohet mesazhi i saj për një marrëveshje kundër reformës në drejtësi? Ja një pyetje enigmë që të kujton konkurset e revistës “Horizonti”. Ambasadorja e do shumë popullin shqiptar, xhanëm këtë popull e duan të gjithë të huajt që kalojnë këtej. Por ajo nuk flet me gjuhën e popullit të cilin ndoshta imagjinon edhe se e përfaqëson. Ajo flet me një gjuhë të koduar që e kuptojnë vetëm 3-4 veta, 50-100 të tjerë e interpretojnë sipas midesë së katërshes së parë dhe pastaj rrjedha e thashethemit shkon deri te fatorinoja i urbanit.
Asgjë e mirë nuk del nga këto takime
Ambasada e ShBA në Tiranë shpërndan sot këtë njoftim në Facebook:
Në Shqipëri nuk ka oligarkë
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një të ashtuquajtur bashkëbisedim me gazetarët e televizioneve të ndryshme.
E ashtuquajtur sepse bashkëbisedimi është në fakt një inskenim demokracie me role të paracaktuara. Burime të ndryshme i thanë ResPublica se bashkëbisedimi është organizuar një ditë më parë me kushtin një gazetar-një pyetje. Xhanëm z. Rama në varësi të situatës së “bashkëbisedimit" mundet ta tolerojë edhe një pyetje të dytë ndërkohë që pyetjet janë kërkuar një ditë më parë.
