rama
Kryelarti që shikon vetëm lart
Teksa rreth projektit për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar po ngrihen hije të mëdha dyshimi që lidhen me ndërtimin e kullës së biznesit dhe kontratën me kompaninë AlbStar, kryeministri lavdëron veten për çka ka bërë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sportit. “Sot është Dita e Trashëgimisë Kulturore dhe Sportit, e cila na gjen kryelartë për gjithçka kemi bërë e po bëjmë, për të mbrojtur trashëgiminë dhe mbështetur sportin, duke investuar në këto dy drejtime ne 30 muaj, më shumë energji e fonde se sa në njëzet e kusur vite të marra së bashku!
Qeveria e “ministrave turkoshakë” dhe “drejtorëve që të nxjerrin bojën”: “Punë ka. Profesionistë jo”
Sot është hapur në Tiranë “Panairi i Punës” për vitin 2016, i cili i ofron qeverisë një moto si argument të arritjeve të veta: “Në Shqipëri ka punë. Duhen profesionistë”. Nuk është një gjë e re që Panairi i Punës, organizuar nën kujdesin e kësaj qeverie të hapet dhe dominohet nga fryma optimiste në mos entuziaste për Shqipërinë që ofron mundësi reale. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, nuk diti të thoshte asgjë më shumë sesa lajmin e dalë boje tanimë se “ne reformuam Zyrat e Punës”.
Rama vlerëson trimërinë e Konit dhe Kules
Kryeministri vlerësoi pozitivisht zgjedhjet në universitete, edhe pse në proces u implikuan emra të botës së krimit.
Negociata private me Shullazin
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin se ishte në dijeni të kërcënimit të rektorit Dhori Kule nga Emiljano Shullazi, bzuar në dëshmitë që Kule ka dhënë në Prokurori. Në deklaratën e bërë nga deputeti Oerd Bylykbashi bëhet edhe një analogji me rastin Durim Bami, i cili u dërgua në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri pas shqetësimeve të ngritura nga Tom Doshi.
Pasuria ime
Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.
Përgjigjia e Ramës për Shqipërinë e vogël dhe Britaninë e Madhe
Deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE ka nxitur reagimin e kryeministrit Rama. Në një prononcim për mediat britanike, Rama nuk mendon se Shqipëria është një model që duhet ndjekur nga Britania.
Gojëlidhurit e 21 Janarit
Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin” dhe kërkesën e organit të akuzës për dënimin me 23 vjet burg të Ndrea Prendit dhe 25 vjet të gardistit Agim Llupo. Këta dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata e Apelit, i pari me 1 vit burg, ndrësa i dyti me 3 vite.Vendimi u mor pasi çështja u mbajt për 3 vite në Dhomën e Këshillimit. Këtë vendim kyeministri Rama e komentoi me një postim në facebook: “XhMziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi!”, shkruan Rama.
Na shpalli kampionë të përparimit
Nga mbledhja e grupit parlamentar ku përshëndeti punimet e Asamblesë Socialiste dhe falenderoi në veçanti Namik Doklen që iku nga kryesia për t’i hapur rrugën të rinjve, kryeministri bëri një ekspoze të situatës ekonomike, duke akuzuar ata që i quajti shakaxhinj të përparimit se po gënjejnë për borxhin dhe investimet e huaja. Ndërkohë që e quajti të jashtëzakonshme atë që ka bërë qeveria e tij për ta renditur Shqipërinë të parën në rajon për numrin e atyre që kaluan me sigurime nga puna në të zezë.
