pd
Lajme bashkimi, analiza përçarjeje
Deri më dje lexonim se Meta dhe Berisha kanë një konflikt mes tyre, se Berisha e injoroi, madje sabotoi protestën e kreut të PL-së në Sharrë. Madje madje, Meta po izolonte Berishën ca kohë.
Sot, teza ka ndryshuar, sot opozita u bashkua por na u përça Partia Demokratike. Sipas analistëve të PS-së Sali Berisha braktisi Enkelejd Alibeajn dhe Agron Gjekmarkajn për Petrit Vasilin. Këtë të fundit e dimë si hyri në politikë, edhe në Parlament. Gjekmarkajn jo, edhe pse ky i fundit ka ndërruar qëndrime sa herë. Pra Berisha mori në qafë PD-në sapo u bashkua me Metën.
Kush e financon PS-në dhe kë financon kjo parti?
Në një replikë dje në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se financimi rus i Partisë Demokratike, është një fakt i njohur botërisht. Dhe se për të kanë patur dijeni një grup i ngushtë njerësish.
Akuza me natyrë pohuese është një sekuencë e ngopjes së publikut me një fabul që është e rreme edhe nëse fakti është i vërtetë. Sepse një financim rus i PD-së nuk heq apo shton asgjë në cilësinë e vërtetë të partive shqiptare. Që nuk është asnjëra demokratike.
Zonja Kim i detyrohet një ndjesë shqiptarëve
Ambasada amerikane në Tiranë ka pranuar si të vërtetë raportimin e “Zërit të Amerikës” për financimin rus të Partisë Demokratike gjatë vitit 2017. E ka pranuar përmes akteve të ambasadores dhe jo deklaratave. Në një njoftim të faqen e vet, ambasada njofton se:
Pse nuk u shpall non grata Lulzim Basha?
Sot në “Zëri i Amerikës” është publikuar një shkrim që pretendon se komuniteti amerikan i zbulimit ka të dhëna se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha ka marrë financime nga Rusia në masën e 500 mijë dollarëve. Çfarë do të thotë në optikën amerikane financimi rus? Ai do të thotë që partia përfituese është subjekt aktiv i përçimit të të ashtuquajturës influencë malinje në Ballkanin Perëndimor në këtë rast, me synim minimin e demokracisë.
Dorëzon vulën dhe bravën
Lulzim Basha ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.
Grida Duma zbulon ambicien për kryetare duke provuar "qendrën"
Ish-nënkryetarja e PD-së i kujtoi sot Lulzim Bashës afatin e largimit nga kreu i partisë. Nga Elbasani, Duma i kërkoi kryetarit të PD-së t’i qëndrojë premtimit të bërë nga vetë ai në mbledhjen e grupit parlamentar.
Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër Lulzim Bashës, siç edhe ai e kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Disa e kanë në memorie dhe disa të regjistruar që Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja është e padiskutueshme, vetëm më jepni mundësinë të qartësohem me strukturat.
IKJA, i vetmi akt i mbetur politik me vlerë për z. Basha!
Unë jam gati të bëj çdo gjë në të mirë të PD-së
Nga ngrirja te reflektimi i thellë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot se partia ka hyrë në një proces reflektimi të thellë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit. E renditur e treta në të 6 bashkitë ku të dielën u votua për kryetar, PD-ja mbetet sipas Bashës interesi i tij parësor.
“Nuk kam humbur asnjë garë, tani nis reformimi i PD-së”
Humbjen e radhës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e justifikoi me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e pjesshme lokale. Basha renditi si faktorë të ndikimit në rezultat edhe detyrimin e administratës për të votuar dhe ndikimin e bandave.
Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. Administrata është detyruar të votojë. Bandat janë përfshirë po kështu. Në një rast PD, i janë mohuar komisionerët, siç është rasti i Vorës. Të gjitha zbehen para braktisjes së procesit të 6 marsit, pjesë e përgjegjësisë edhe lufta, sulmet dhe denigrimi i PD.
Primaret/ PD e Berishës zyrtarizon kandidatët për vendoret e pjesshme
Komisioni i Rithemelimit është i pari grupim politik që ka gati listën e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Primaret e organizuara nga e ashtuquajtura PD e Berishës prodhuan 6 kandidatë, me të cilët ajo hyn në këto zgjedhje, sipas të gjitha gjasave nëpërmjet një koalicioni me parti të tjera opozitare. Ndërkohë, pothuajse e plotë është lista e socialistëve.
